MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Kampionët e Milanit që mund të ishin të Leverkusenit: si ndryshoi fati i tyre
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Amarcord

Kampionët e Milanit që mund të ishin të Leverkusenit: si ndryshoi fati i tyre

By
Milanistat
30.09.2024
4 Min Read
Share
SHARE

Fati i dy prej lojtarëve më përfaqësues të Milanit të djeshëm dhe të sotëm mund të kishte marrë rrugën për në Leverkusen. Dhe do të kishte qenë pothuajse e siguritë një histori tjetër: po flasim për Kaka dhe Theo Hernandez, sidoqoftë sërish kuqezinj, por “djaj” dhe jo “aspirina”.

Historia e brazilianit daton që nga viti 2002. Bayer Leverkusen ka qenë gjithmonë një port i hapur ndaj futbollistëve brazilianë: Tita, që më vonë u transferua në Pescara, e lidhi emrin e tij me Kupën UEFA të fituar në 1988 duke i dhënë rrugë revanshit në finale kundër Espanyolit. Pastaj janë edhe Jorginho, Emerson, Paulo Sergio, Lucio, Zé Roberto. Në verën e vitit 2002, klubi mori në dorë disa lojtarë të futebol bailado: Juan (që do ta shohim edhe te Roma) nga Flamengo, ndërsa nga Sao Paulo sytë e tyre ranë mbi sulmuesin França dhe mbi mesfushorin sulmues Kakà. Ky i fundit pati impresionuar skautët dhe jo vetëm. Në fakt, tek talenti brazilian kishin parë një zëvendësues të mundshëm të yllit të atëhershëm, Michael Ballack, i destinuar të kalonte te Bayern Munich.

Për të krijuar një ide sa më të qartë se sa afër pati qenë Kakà me Leverkusenin, mjafton të mendoni se trajneri i Leverkusenit në atë kohë, Klaus Toppmoller, nuk e mbajti veten: “Është një lojtar impresionues dhe mund të shënojë me të njejtën shpeshtësi si Ballack. Është në krye të listës sonë të dëshirave”. Vetë lojtari kishte shprehur synimin e tij për t’u transferuar në Evropë. Ai mund të kishte ardhur për 9 milionë euro, por klubi nuk pranoi. “Nuk kishim para të mjaftueshme”, deklaroi drejtori i përgjithshëm në atë kohë, Reiner Calmund. Dhe kafshon duart. Do të vijë te Milani një vit më vonë, për 8.5 milionë. Pjesa tjetër është histori.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Një hap larg Bayer Leverkusenit, në fakt, ishte edhe Théo Hernandez. Praktikisht ishte e mbaruar po të mos kishte ndodhur ndërhyrja e famshme e Paolo Maldinit në verën e vitit 2019. Këtë e ka pranuar edhe vetë francezi, i cili në një intervistë ka deklaruar: “Isha shumë afër transferimin në Bayer Leverkusen, por ai (Maldini, red.) përmbysi gjithçka. Erdhi e më takoi gjatë pushimeve dhe folëm shumë. E kuptova menjëherë se duhej të shkoja te Milan”. Lojtari ishte rikthyer te Real Madridi pas huazimit te Real Sociedad, por nuk ishte pjesë e planeve të Los Blancos, aq sa patën arritur një akord me gjermanët për transferimin e lojtarit për 20 milionë euro. Takimi në Ibiza mes drejtuesit të kuqezinjve dhe lojtarit ndryshoi historinë. Të premten kundër Leçes ai shënoi golin e tij numër 29 në Serinë A, duke barazuar vetë Paolo Maldinin, i cili e komplimentoi në Instagram: “I madh Teo. Diferenca e vogël është se mua m’u deshën 25 vjet, kurse ty të mjaftuan 5. Je special!”. Dhe kush e di nëse Theo nuk do t’i ngjajë Maldinit edhe për nga besnikëria ndaj Milanit. Ai ka thënë se është: “Shumë i lumtur”.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Forca Kapiten, populli kuqezi i bashkuar, bën tifozllëk për ty!
Milan-Barcelona 4-0 (’94), kronika e një ndeshje perfekte
Milan 6 – 0 Inter: nata kur Djalli kërceu mbi Hënë
Redondo te Milani: nga dëmtimi i rëndë te triumfi në Kupën e Italisë dhe lamtumira me Baggion
Lamtumirë Theo, të kemi dashur vërtet
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Editorial

Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Merkato Milan

Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy

Më të lexuarat e ditës

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Milanistat
Milanistat
07.08.2025
Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?