Si tifozë milanista, është e vështirë të pranohet lajmi i shitjes së Pierre Kalulu te Juventusi, njëri prej konkurrentëve tanë kryesorë për Scudetton. Por çështja nuk është vetëm emocionale, është edhe strategjike. A është vërtet e nevojshme t’i shesësh një mbrojtës të ri premtues, edhe pse te ne disa shkallë poshtë në hierarki, një kundërshtari të drejtpërdrejtë, dhe për më tepër të pranosh një huazim me shifra që më shumë duket se e nënvlerësojnë potencialin e tij sesa e vlerësojnë?
Flasim për një akord që e sheh Kalulu të largohet nga Milani për më pak se 20 milionë euro (për të qenë të saktë, një huazim fillestar prej 3.5 milionë me të drejtë blerje më pas në 14, plus 3 milionë bonuse të pakonfirmuara dhe 10% të një rishitjeje të ardhshme) një shifër që, sipas mendimit tonë, nuk është shumë e përputhshme me vlerën e lojtarit milanist. Kujtojmë se Huijsen, një i ri po aq premtues, u largua nga Juventusi për 15 milionë plus 3 milionë bonuse. Pra, pse të mos insistohet në një vlerësim më të lartë apo të paktën në një shitje të menjëhershme?
Nuk bind aspak ky operacion. E kuptojmë nevojën për të shfryrë organikën e tejmbushur të repartit të mbrojtjes, veçanërisht duke pasur parasysh që Milani aktualisht ka pesë qendërmbrojtës, dhe Kalulu është ndoshta i fundit në hierarki. Megjithatë, formula e huazimit te Juventusi është konfuze. Nëse Juventusi do t’i kishte ofruar menjëherë ato 20 milionë euro, atëherë po, do të ishte një po, pa shumë hezitime. Por kështu, me një huazim që duket thuajse një dhuratë, po rrezikojmë të forcojmë një kundërshtar direkt pa marrë asnjë përfitim adekuat të menjëhershëm.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Nuk jemi të bindur që Juventus po bën një marrëveshje perfekte, përkundrazi, duke analizuar strategjinë e tyre të merkatos, vërejmë një lloj konfuzioni: kalimi nga objektiva si Calafiori dhe Todibo për t’u përqëndruar më pas te Kalulu dhe Cabal tregon se ata nuk kanë ide shumë të qarta. Por kjo, në fund të fundit, është çështje e tyre. Por, sidoqoftë, nuk mund të mohohet se Kalulu te Juventus është një margaritar për një trajner si Thiago Motta. Kalulu është një mbrojtës i kudogjendshëm, i aftë për të luajtur edhe si stoper, edhe si qendërmbrojtës, edhe si anësor edhe pse duhet thënë se nuk shkëlqen me top në këmbë.
Problemi kryesor për Milanin nuk është aq shumë vlerësimi i lojtarit, sesa kushtet e marrëveshjes. Pranimi i një huazimi pa pasur sigurinë e arkëtimit të menjëhershëm dhe në mënyrë të përshtatshme duket si një bixhoz. T’i shesësh Kalulu, Juventusit, një djalosh që ka treguar se mund ta mbajë fushën në ndeshje të rëndësishme, ta japësh në një rival të drejtpërdrejtë është një rrezik, veçanërisht kur shihet se Juventusi do të duhet të investojë ende në fronte të tjera, si Koopmeiners dhe për një anësor sulmues.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Nga ana e Milanit, dëshira për ta lehtësuar repartin e mbrojtjes dhe për t’i hapur vend atyre që, në hierarkitë aktuale, janë përpara Kalulu është e kuptueshme. Por ta bësh në këto kushte, në favor të një ekipi që potencialisht do të na sfidojë për kampionatin, ngre shumë dyshime për largpamësinë e operacionit.
Konkluzioni? Nëse shitja e një prej qendërmbrohtësve është e domosdoshme, le ta bëjmë, por me një strategji të qartë dhe pa i bërë asnjë favor rivalëve. Milani duhet të jetë gjithmnjë i kujdesshëm që të mos dobësojë vetveten, mbi të gjitha nëse kjo do të thotë të forcohen ata që luftojnë për të njëjtin qëllim.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Dhe së fundi, aspekti ekonomik i çështjes: Milani e bleu Pierre Kalulu nga Olympique Lyonnais. Kalulu u mor nga Milani në korrik 2020, kur kontrata e tij me Lyon ishte gati në skadencë. Në të vërtetë, ai mbërriti te Milan me parametër zero, një goditje domethënëse për klubin kuqezi, duke pasur parasysh talentin e lojtarit. Kjo do të thotë, në thelb, se gjithçka që do të hyjë nga ky operacion do të jetë një fitim i pastër.
Pavarësisht se nuk kishte luajtur kurrë një ndeshje zyrtare me skuadrën e parë të Lionit, Kalulu ishte shumë i vlerësuar për paraqitjet e tij në ekipin e të rinjve dhe me skuadrën e dytë. Te Milan, e dëshmoi shumë shpejt vlerën e tij, duke fituar hapësirë në skuadrën e parë dhe duke u bërë një pjesë e rëndësishme e mbrojtjes së klubit.