Barazim i hidhur me Parmën dhe barazim i rëndë me Pizën, 2-2. Por, çfarë kishin të përbashkët këto dy ndeshje? Mungesat e rëndësishme që patën pllakosur te Milani i kohëve të fundit: që nga ndërprerja e kaluar prej rkombëtareve, Allegri është dashur të bëjë pa Rabiot dhe Pulisic, me amerikanin e rikthyer vetëm për 15 minutat e fundit në Parma.
Sigurisht nuk është një alibi për të justifikuar dy pikët e humura, por është një fakt që ia vlen të merret në konsideratë: Pulisic e kishte filluar sezonin në mënyrë të jashtëzakonshme, madje duke fituar çmimin edhe MVP të Serie A për shtatorin, ndërsa Adrien Rabiot, që mbërriti pas humbjes kundër Kremonezes në të parën e kampionatit, i dha skuadrës fizik, cilësi dhe aftësinë për të lexuar momentet e ndeshjeve.
Ricci, që ka luajtur në vend të francezit, nuk ka bërë keq: pir duhet thënë edhe se nga një lojtar i blerë mbi 20 milionë euro dhe tashmë ka eksperiencë në Serie A, mund të pritet diçka më shumë. Ish-Torino, megjithatë, nuk ka qenë për asnjë moment një faktor negativ.
E njëjta nuk mund të thuhet për Gimenez dhe Nkunku, të cilët, me karakteristika të ndryshme nga Pulisic, kanë patur shumë vështirësi krah Leaos në këto ndeshjet e fundit. Meksikani është në një vrimë të zezë në dukje e pafundme, ndërsa francezi, i paguar 37 milionë euro nga Chelsea në verë, mban ende aureolën e një objekti misterioz.
Në letër, janë dy lojtarë me cilësi të larta; fusha deri më tani ka treguar të kundërtën.
Pavarësisht këtyre mungesave kyçe, skuadra e Allegrit ia ka arritur të fitojë dy ndeshje dhe të barazojë tre të tjera, me më të fundit 2-2 në Parma që padyshim të bën të tërbohesh: nëse kundër Pizës dhe Atalantës rezultati mund edhe të kishte qenë i drejtë, sfida në Tardini ka pak të justifikueshme, duke pasur parasysh epërsinë 2-0 deri në minutën e 45-të të ndeshjes.
Tani edhe ndalesa prej kombëtareve po i afrohet fundit, por në fakt nuk duket aq e qetë sa kishte shpresuar Allegri.
Por, në fakt, tani trajneri livornez ka plus edhe një luks të rëndësishëm: Rabiot dhe Pulisic, që nuk janë thirrur për kombëtaret përkatëse dhe gjendet çdo ditë në Milanello.
Një mënyrë e shkëlqyer për të rritur gjendjen e tyre dhe për të rifituar nivelin që kishin para dëmtimeve të pësuara. Sidomos pasi rinisja e kampionatit përkon me derbin kundër Interit: arritja e një rezultati pozitiv varet edhe nga rikuperimi i plotë i lojtarëve të rëndësishëm.
Pa Rabiot dhe Pulisic
Milan-Fiorentina 2-1
Milan-Pisa 2-2
Atalanta-Milan 1-1
Milan-Roma 1-0
Parma-Milan 2-2 *
*Pulisic ka luajtur 15 minuta pas rikthimit nga dëmtimi
Me Rabiot dhe Pulisic
Lecce-Milan 0-2
Milan-Bologna 1-0
Udinese-Milan 0-3
Milan-Napoli 2-1
Juventus-Milan 0-0
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
