Trajneri i ri ka qenë protagonist që në ndeshjen e tij të parë zyrtare në krye të milanezëve kuqezinj. Gjeti ‘çelësin magjik’ dhe i zbriti djemtë në fushë më të motivuar se kurrë këtë sezon
Në kaosin dhe tensionin që mund të mbështjellë dhomat e zhveshjes gjatë ndeshjeve të mëdha të futbollit, shfaqet ndonjëherë edhe figura karizmatike e trajnerit, i zoti për të injektuar energji dhe drejtim të ri në skuadër.
Skenografia e përshkruar në intervalin modis dy pjesëve të gjysmëfinales së Superkupës së Italisë 2025 ndërmjet Milanit dhe Juventusit e ilustron në mënyrë të përsosur këtë dinamikë. Ndërhyrja e Sérgio Conceição, trajnerit të Milanit, është një shpërthim gjenialiteti taktik dhe motivues, një shembull i qartë sesi futbolli është edhe dhe mbi të gjitha një çështje psikologjie dhe lidershipi.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Strategjitë taktike dhe menaxhimi i dhomës së zhveshjes
Conceição, pasi qortoi skuadrën, duke përdorur fjalë të qarta dhe të sigurta që do t’i shohim më poshtë, vazhdoi më tej me udhëzime taktike të detajuara, të mbështetura nga teknologjia përmes përdorimit të një tableti. Me sa duket gjithçka funksionoi sepse më tej, në pjesën e dytë, skuadra e tij gjeti forcën për ta parakaluar Juventusin, duke fituar shansin për të luajtur finalen e nesërme kundër Interit.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Qortimet
Gjatë intervalit, fjalimi i Conceição është një përzierje eksplozive qortimesh dhe indikacionesh preçize, një përpjekje për të tronditur shpirtin e “Milanit të vjetër” për të nisur një pjesë të dytë me zjarr dhe vendosmëri të përtërirë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Korrigjimet e mëpasme
Siç na zbulojnë kolegët e ‘Corriere della Sera’, dhomat e zhveshjes dëshmojnë një përballje të drejtpërdrejtë, pa doreza, ku trajneri merr të gjithë peshën e përgjegjësisë: humbja, nëse do të vijë, do të jetë vetëm faji i tij. Një gjest i fortë, i cili synon të çlirojë lojtarët nga frika e guximit, duke i inkurajuar ata të luajnë me më me forcë dhe të marrin përsipër rreziqet e nevojshme për t’ia arritur fitores. Trajneri portugez u ka folur lojtarëve se nuk do që ta shohë më Milanin e pjesës së parë në të ardhmen.