Gjatë ditëve të fundit të merkatos, Milani tentoi t’i jepte Stefano Piolit një tjetër qendërsulmues. Për Mehdi Taremin gjithçka dështoi në momentin më të mirë me prapakthimin e bujshëm të iranianit, vendim ky që detyroi Furlanin dhe Moncadën të vihet në ndjekje të tjera last minute gjatë orëve të fundit në dispozicion; pasi u përpoq për Rafa Mir dhe Willian José dhe duke mos ia arritur dot, klubi kuqezi u rikthye me vendosmëri drejt Luka Jovic, i cili më pas firmosi kontratën e tij në selinë e klubit në rrugën Aldo Rossi.
Mendimi i Sottil
Qendërsulmuesi mbërrin në Milano pas një sezoni mjaft të komplikuar në Firence. Prej tij pritej shumë, ndoshta shumë shumë: arriti të shënojë vetëm 13 gola, midis kampionatit, Serie A, Conference League dhe Kupa e Italisë, aq sa Fiorentina nuk dëshiroi më ta konfirmonte për sezonin aktual duke e lënë të lirë me kosto zero për të zbarkuar në Milano. Mirëpo ka nga ata, midis shokëve të skuadrës, që kanë parë shumë shumë talent tek futbollisti. Një i tillë është edhe Riccardo Sottil, mendimet e të cilit u zbuluan nga Bobo Vieri në BoboTV: “Në Firence janë të gjithë të keqardhur nga largimi i ish Real Madridit dhe Eintracht Frankfurtit. Isha duke darkuar në të njëjtin restorant me Riccardo Sottil, ish shokun e tij të skuadrës te Fiorentina dhe më tha se është i fortë, i fortë, i fortë. Nuk arriti të tregojë vlerën e tij në Firence, por është një lojtar i pabesueshëm”.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Të bindë vetveten
Të ketë të drejtë Sottil? Si gjithmonë, do të jetë fusha që do ta tregojë. Ndërkohë, Milani i ka besuar lojtarit një rol të rëndësishëm: të jetë alternativa e parë e Olivier Giroud, për të bërë të mundur që edhe francezi të arrijë të marrë frymë për ndeshje të rëndësishme, për të bërë më shumë se Divock Origi (me vetëm dy gola) gjatë sezonit të fundit te kuqezinjtë. Formula e transferimit (blerje përfundimtare me mundësi rinovimi për tre vite të tjera) u jep kuqezinjve mundësi të mira manovrimi dhe mbi të gjitha shpresë për Jovic: është vetë lojtari që duhet të bindë vetveten, fillimisht mendërisht e më pas praktikisht, se mund të rikthehet e të jetë ai lojtar i admiruar në Frankfurt. Pioli do ta ndihmojë, por në radhë të parë duhet të mendojë vetë për veten.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>