Kur gjendemi në javën e tridhjeteshtatë të Serie A, pra, një javë nga përfundimi i kampionatit, shifrat e Luka Joviç thonë se sulmuesi serb ka luajtur shumë pak këtë vit, vetëm 1237 minuta në total të ndarë në 29 ndeshje por duke shënuar, 9 gola. Një “por” që bëhet “mjaftueshëm” nëse llogaritet medatarja e golave dhe minutave: një në çdo 137 minuta. Ka ka nisur ndeshjen vetëm 10 herë si titullarë duke realizuar 9 gola, 5 prej të cilëve kur ka nisur në 11- shen titullare (2 në Kupën e Italisë kundër Cagliarit). 19 herë ka luajtur si zëvendësues dhe në këto situata ka shënuar 4 gola, 3 prej të cilëve i kanë sjellë pikë ekipit (2 fitore dhe 1 barazim).
Për një sulmues të ardhur me zero euro gjatë verës dhe që sillte me vete goxha zhgënjime nga ekipet paraardhës, veçanërisht pas rezultatit negativ, sigurisht që këto shifra flasin për paraqitje shumë e respektueshme, madje më shumë. Megjithatë, shpesh numrat nuk i korrespondojnë paraqitjeve të një niveli adekuat. Mendonim kështu edhe pasi e pamë në Frankfurt, Madrid dhe Firence, por pas një viti në Milano ka edhe më shumë siguri: Jovic është një sulmues që nuk ka gjasa t’ia arrijë të mbajë i vetëm peshën e një sulmi, por që në të kundërt jep më mirën kur ka të tjerë lojtarë sulmues pranë për t’u bashkuar me ta e për të shfrytëzuar hapësirat që krijohen.
Nuk është rastësi, në fakt, që kur ka luajtur në krah të Giroud, shpesh si zgjidhje emergjente, ia ka arritur të ketë një ndikim të qartë në një situatë që vitet e fundit e kishte parë sulmin e Milanit në vështirësi të mëdha. Joviç është padyshim një sulmues i dytë që arrin t’i organizojë dhe maksimizojë të gjitha lojërat e shokëve të afërt. Tani, duke qenë se serbi ka një kontratë që i skadon më 30 qershor, spontanisht lind pyetja: a duhet të vazhdojë Milani të përqëndrohet tek ai?
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Si për ‘po’ ashtu edhe për ‘jo’ janë disa pikë në favor. Ndërkohë që rosonerët në fund të sezonit do t’i thonë lamtumirë Giroud, i cili edhe pse në moshën 37-vjeçare ia ka arritur ende ta mbante i vetëm peshën e sulmit, ndaj dhe për këtë arsye do të duhet shkuar në merkato për të blerë titullarin e së ardhmes kuqezi, nëpërmjet një investimi të rëndësishëm. Kështu Joviç do të mund të nisej si një lojtar mbështetës dhe me kosto dukshëm më të ulëta se një zëvendës tjetër. Ish Reali e njeh edhe Serinë A dhe tashmë ka edhe një vit më shumë “njohjeje” me bashkëlojtarët kuqezi. Nga ana tjetër, do të duhet të kuptojmë se cila do të jetë zgjedhja e luajës së trajnerit të ardhshëm të Milanit: gjithçka na bën të mendojmë se do të vazhdohet me këtë sistem, me një sulmues puntë, 4-3-3 ose 4-2-3-1. Organizim sulmues i cili, siç thamë, nuk i nxjerr në pah të gjitha cilësitë më të mira të numrit 15.
Ashtu si në çdo argument në këtë jetë, nuk është vetëm gjithçka e bardhë apo krejt e zezë, por vendimi për Joviç, sidoqoftë, është ende një vendim që duhet të vijë në kohë pak a shumë të shkurtra. Ndoshta me emërimin e trajnerit të ardhshëm të gjithë do të kemi ide më të qarta.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>