Një tjetër blerje cilësore dhe me eksperiencë nga Manchester City pa kosto: Milani ka një mundësi të madhe, të gjitha detajet e operacionit kuqezi
Milani e mbylli blerjen e Kyle Walker. Ardhja e anglezit i ka habitur paksa të gjithë: zakonisht, klubi kuqezi nuk bën operacione të këtij lloji. Marrëveshja është mirëpritur nga tifozët, të cilët dëshirojnë të kenë më shumë lojtarë të këtij niveli në skuadër. Jo vetëm për një çështje tekniko-taktike, por edhe sepse janë elementë që sjellin një qëndrim pozitiv dhe mentalitet në skuadër, një nga dobësitë e dukshme të këtij grupi djemsh (të denoncuar si nga Fonseca si dhe nga Sergio Conceicao pas pak ndeshjesh).
Walker është një ndihmë e madhe në këtë drejtim: majin e ardhshëm do të mbushë 35 vjeç dhe me shumë gjasa do të zëvendësojë Emerson Royal në skuadër. Mbrojtësi brazilian, i cili mbërriti vetëm gjashtë muaj më parë, është hedhur në merkato: për të ka disa sondazhe nga Turqia dhe Premier League. Mirëpo, merkato Milan nuk është mbyllur ende: pritet edhe një përforcim në mesfushë dhe vëmendje do t’i kushtohet edhe asaj që mund të ndodhë mbi çështjen e Gimenez të Feyenoord. Për më tepër, me qershorin në horizont, blerje të tjera të stilit Walker nuk mund të përjashtohen, dhe është ende edhe një që vjen nga Manchester City, e cila mund të jetë pikërisht ajo që u duhet kuqezinjve.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Lirohet nga Manchester City, një tjetër mundësi për Milanin
Qershorin që vjen, skadon kontrata e Ilkay Gungodan, i kthyer në Manchester City pas vetëm një sezoni në Barcelonë. Gjermani ka firmosur një marrëveshje vetëm njëvjeçare dhe ka shumë gjasa që lamtumira e tij të jetë përfundimtare këtë herë në fund të sezonit. Ish Borussia Dortmundit kështu mund të mendojë për të bërë një tjetër eksperiencë në Evropë përpara se të varë këpucët në gozhdë dhe të fillojë atë që ka shumë të ngjarë të jetë një karrierë si trajner.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Milani mund të ishte një zgjidhje e shkëlqyer për të: si Walker, edhe ai do të sillte doza të mëdha mentaliteti fitues dhe profesionalizëm ekzemplar. Gundogan është një lojtar i mrekullueshëm që në karrierën e tij ka fituar gjithçka që ishte për t’u fituar. Edhe ai, në tetor 2025, do të mbushë 35 vjeç, që do të thotë se ka ende disa vite futboll përpara dhe t’i luajë në Serie A mund të ishte një mundësi e madhe për të dhe edhe për Serie A.
Por, si gjithmonë, problem janë kostot, por Gundogan e di shumë mirë se, pasi ka arritur këtë pikë të karrierës së tij, do të duhet t’i ulë kërkesat, ashtu siç bëri Walker. Nuk përjashtohet që gjermani të zgjedhë edhe ndonjë destinacion ekzotik për të përfunduar karrierën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme: Major League Soccer, Arabia Saudite apo edhe një rikthim në Borussia Dortmund ku shkroi faqe të bukura historie.