I papritur – sepse përfshin dy skuadra rivale, të bashkuara nga nevoja për të kapërcyer hendekun me Interin kampionin – boshti i merkatos Milan-Juventus që po merr gjithnjë e më shumë formë. Strategjia e klubit bardhezi, që falë punës së Footbal Director Cristiano Giuntoli, po përpiqet të rinovojë organikën duke ulur sa të jetë e mundur malin e pagave, mund të jetë takuar, në një pistë të dyfishtë, me interesat e klubit të rrugës Aldo Rossi.
Pas konstatimit të presionit që Furlani dhe D’Ottavio po bëjnë mbi Adrien Rabiot përmes kontakteve të vazhdueshme me mamin-agjent Veronique, një tjetër rrugë e bujshme tani del në pah që të çon gjithnjë në Continassa. Në këtë rast, në vend që të ishte një blerje ‘e dorës së parë’ si ajo e ish mesfushorit të PSG-së, do të kishte të bënte më me shumë një zgjidhje e improvizuar, ndonëse prestigjioze dhe të besueshme.
Klubi kuqezi duket se, të paktën pjesërisht, e ka shkelur vijën e gjelbër të inauguruar nga çifti i drejtuesve Maldini-Massara dhe të ndjekur në fakt edhe pas largimit të tyre. E dëshmon dëshira për të teseruar ‘Dukën’, por edhe nga negociatat e vazhdueshme për t’i dhuruar trajnerit të ri Fonsecës, Romelu Lukaku-n, një garanci golash (të paktën në Serie A), por sigurisht jo një profil i shkallës së lartë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Kështu pra, nën vazhdën e një strategjie që ndoshta nuk e vendos më moshën e re në qendër si kusht themelor për merkaton në hyrje, ndërthuret edhe afera e re e mundshme me Zonjën e Vjetër.
Milani në sulmin të bigëve bardhezinj: ideja Szczesny
Edhe pse kanë mbetur edhe dy vjet deri në skadimin e kontratës, drejtuesit e Djallit – duke pasur parasysh shumë situata që më vonë të mos kthehen në makthe, me skadimin e kontratave të titullarëve kryesore – po lëviz përpara kohe për të zgjatur marrëveshjet, në këtë rast atë me Mike Maignan, me portierin e madh të kuqezinjve.
Me situatën e bllokuar, edhe për shkak të angazhimeve të rëndësishme futbollistike të francezit, ende në garë për Euro 2024, dhe me presionin e vazhdueshëm të bërë nga disa klube të mëdha evropiane, klubi kuqezi nuk dëshiron të gjendet i papërgatitur. Në fund të fundit, nëse nuk arrihet një marrëveshje, ndoshta kjo do të ishte koha më e mirë për ta shitur Magic Mike! Qoftë për statusin kampion të arritur nga futbollisti, ashtu edhe për të mundur të përftojë një shumë sa më të mirë nga lamtumira e tij.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
E nëse rrugët e Milanit dhe Maignan do të ndaheshin, i përzgjedhuri për të vazhduar trashëgiminë e tij do të ishte Wojciech Szczesny. Polaku, megjithë zërat e shumtë, nuk e ka firmosur ende kontratën e tij milionere me Al-Nassr. Madje, duket se është tërhequr ditët e fundit.
Qëndrimi në Itali me fanellën prestigjioze të kuqezinjve sigurisht që do të kishte favoret e veta për veteranit, që është prishur me Juventusin gjithnjë për shkak të mosrinovimit të kontratës. E cila megjithatë, ndryshe nga ajo e Maignan, skadon më 30 qershorin e ardhshëm.