Po qarkullon tashmë një dëshirë e fortë për ta thënë. Për t’i vënë kapakun gjërave dhe për të krijuar definicionin. Por Lorenzo Torriani është aq i matur dhe i rezervuar, sa ndoshta në 2025 ende ekziston një dozë e vogël kujdesi, a ndoshta edhe respekti, si dhe një aluzion modestie.
Torriani nuk mund të jetë Donnarumma i ri. Për shumë arsye. Gigio lindi menjëherë si personazh. Jo për zgjedhje të tij, por kështu ishte. Lorenzo jo; Lorenzo është i qetë, i mbrojtur, i matur dhe i ruajtur.
Po, edhe fushë…
Të dy fizikët janë të ndryshëm: i gjerë dhe i fuqishëm Gigio, i drejtë dhe nervoz, Lorenzo. Në pjesën më të madhe i mbështetur në talentin e tij natyror Donnarumma, i gatshëm të punojë mbi aftësitë e tij fizike Torriani pikërisht sepse nuk dominohet aq shumë nga talenti i një të paracaktuari.
Dy verat e fundit të Torrianit kanë bërë të flitet goxha, por në fushë, jo në media.
Kundër City, Real Madrid dhe Barcelonës me Fonsecën më 2024, ai u përball pa frikë kundër bomberave më të mëdhenj të Evropës. Të njëjtën gjë bëri edhe disa javë më parë kundër Arsenalit me Allegrin.
Për të, të gjithë thonë se është shumë i fortë; Paulo Fonseca e deshte te Lioni, ka një kontratë me Rossonerët deri më 2030, jo të paraprirë nga telenovelat dhe të pa influencuar nga ndryshimet në pronësi ose të krerëve të klubit.
I fortë në mentaliteti Torriani; 65-70% e rolit të tij është psikologjik. Është djathtosh dhe ka treguar performanca të mira, përfshirë një në të cilën priti katër goditje dhe tre penallti kundër Arsenalit në një miqësore.
Ndërsa në mbretërinë e Donnarummës, ka karakteristika të tjera: shkathtësi, pritje dhe dominim ndaj topave të lartë. Ekzaktësisht, shkathtësia karshi reaktivitetit, fiziku ndaj mentalitetit, janë të ndryshëm Gigio dhe Lorenzo. Dhe kështu do të jetë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
