Janë ditët e fundit të merkatos dhe Milani shpreson të sjellë në shtëpi të paktën një goditje në sulm. Klubi i rrugës Aldo Rossi është i vetëdijshëm se duhet të kërkojë një zëvendësues të Giroud, i cili nuk mund të vazhdojë të mbajë mbi supe peshën e të gjithë repartit. Klubi milanist dëshiron të gjejë një të ri të talentuar, i cili mund të mësojë nga francezi e që më pas t’i zërë vendin.
Emri i parë, por shumë i vështirë, që po monitorohet nga kuqezinjtë është Armando Broja i Chelsea. Sulmuesi shqiptar klas 2001 ka shënuar 21 gola në 91 ndeshje, por ka një vit që i mungon fushave të blerta për shkak të një dëmtimi. Milani është përpjekur të testojë terrenin, por për momentin blutë kanë ngritur një mur. Në fakt, trajneri do që të kuptojë se si do të evoluojë merkato deri në fund, ndërkohë që Djajtë po vlerësojnë nëse ia vlen të këmbëngulin apo jo.
Profili tjetër i ndjekur nga kuqezinjtë është Hugo Ekitike i PSG-së. Sulmuesi francez nuk po gjen hapësirë nën Kullën Eifel ku vitin e kaluar shënoi vetëm tre gola. Për të, idealja do të ishte rilançimi me një skuadër tjetër si Milani, por francezët godasin lart. Në fakt, për të shitur kartonin e tij ata kërkojnë të paktën 30 milionë dhe nuk pranojnë huazim. Klubi milanez po përpiqet të kuptojë nëse ka hapësira për uljen e kërkesave të klubit francez apo nëse është e nevojshme të kërkohet tjetër kund.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>