Jo Harder, jo Vlahovic. Insistojnë nga casa Milan: Fillimisht një bomber prej 60 milionë eurosh në oborrin e Allegrit

Milanistat
3 Min Read

Në pritje për të zyrtarizimin e çështjes Victor Boniface (edhe pse operacioni është thuajse i dështuar, me sulmuesin që është rikthyer në Gjermani pas vizitave të fundit mjekësore), Milani po lëpin plagët pas humbjes në shtëpi kundër Cremoneses, ku u shfaq qartësisht mungesa e efektivitetit të repartit sulmues, i drejtuar këtë ndeshje nga Santiago Gimenez.

Bomberi meksikan, siç dihet, është në merkato dhe edhe nëse do të vinte Boniface, Massimiliano Allegri pati kërkuar që të mos hiqej dorë nga ndonjë prej emrave të tjerë në listën e Tares.

E ndërsa për Rasmus Hojlund, Napoli pothuajse e ka parakaluar Milanin, mbetet e gjallë pista Dusan Vlahovic. I raportuar që në fillim nga milanistat.com, interesi për Harder, gjatë këtyre orëve ai po bëhet gjithnjë e më konkret, me agjentin e danezit që ka vizituar sot selinë Rossonere.

Çmimi i fiksuar për qendërsulmuesit

Megjithatë, nga casa Milan vazhdojnë të dalin me insistim zëra edhe mbi emra të tjerë me mjaft interes. Mes tyre do të ishte Nicolas Jackson, i cili te Chelsea tani është degraduar në një zgjedhje të tretë, pas Joao Pedro dhe Delap.

Jackson është një emër prej kohësh i pëlqyer nga Milani, që kur senegalezi luante në rradhët e Villarreal. Dhe gjatë ditëve të fundit të merkatos, kjo situatë mund të marrë një kthesë të rëndësishme në optikën Rossonere, edhe pse pista mbetet shumë e ndërlikuar për disa arsye.

Duhen 60 milionë

Ndërkohë që Chelsea, nuk e ka përjashtuar një shitje të qendërsulmuesit, në rast mbërritje të një oferte bindëse. Kolegët e portalit të mirënjohur spanjoll ‘Fichajes.net’, raporton milanistat.com, theksojnë se Blues do t’i hapnin dritën jeshile largimit të sulmuesit, por vetëm në rast të një oferte afër 60 milionë eurove.

Klubi Rossoner është në kërkim të një qendërsulmues dhe Jackson mbetet në listë. Ai pëlqehet për shkak të karakteristikave të tij fizike dhe anagrafike, edhe pse çmimi tremb paksa në casa Milan.

Futbollisti do ta vlerësonte shumë një transferim te Rossonerët, por përtej çmimin, është edhe një tjetër faktor që e bën blerjen e Jackson pak të bëshme për momentin.

Midis kostos së kartonit dhe pagës, shifra e operacionit ngjan më shumë si çështje klubesh të Premier Ligës, ku Aston Villa dhe Newcastle janë gati të luftojnë për të.

Share This Article
Pa Komente