Milani i Paulo Fonsecës është një çështje më vete për t’u studiuar. Po, sepse teksa në kampionat nuk arrin dot të gjejë dot vazhdimësinë që do t’i mundësonte të luftonte për skudeton, në Champions League mund të ketë mundësinë të hynte në të Tetat e Finales nga dera kryesore, pra të shmangte grackat e fshehura të playoff-eve, një mundësi e konsideruar e ndaluar pas dy humbjeve të para të pësuara (kundër Liverpool dhe Bayer Leverkusen) muajt e kaluar.
Sidoqoftë, para se të bëjmë ndonjë lloj përllogaritje, fillimisht duhet të përballemi nesër në mbrëmje me Empolin.
MILANI MIDIS 8 MOTRAVE TOP TË EVROPËS
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Duke pasur parasysh kalendarin, natyrshëm vjen pyetja, a do të jetë në gjendje ky Milan, kaq i paqëndrueshëm dhe i padeshifrueshëm në kampionat, të paktën me sa po shohim deri tani, të bëhet pjesë e 8 skuadrave më të mira të Evropës? Pasi, kaluar me sukses dhe pa lavdi, Slovan Bratislava, skuadra e ishit Kuçka dhe atij që në vendlindjen e tij e cilësohet si Guardiola sllovake, Vladimir Weiss, nuk ka mbetur edhe shumë për t’u bërë!
Barazimi zhgënjyes ndaj Juventusit la shumë mbetje jo vetëm përsa i përket klasifikimit zhgënjyes, që de facto e ka përjashtuar që në nëntor Milanin nga gara Skudeton, por edhe në imazhin e vetë skuadrës dhe të Fonsecës, i cili doli i pabesueshëm nga San Siro për një sërë deklaratash, sipas tij të natyrshme për tringjyrëshin, por që disa herë dukej të thuheshin thjesht me qëllimin se duheshin thënë, pra krejt të papërfillshme.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
ATMOSFERË JO E QETË NË MILANELLO
Ndeshja e fundit në kampionat rrezikon të ketë pasoja të rënda për menaxhimin e Paulo Fonsecës. Siç shihet nga të gjithë tashmë, në klubin kuqezi kanë filluar të nxjerrin kokë dyshime të mëdha për zgjedhjen e bërë verën e kaluar, mbi punën e portugezit por edhe për pjekurinë e disa nga lojtarët kryesorë të kësaj skuadre.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Prania e përditshme e Ibrahimovic dhe Moncadës në Milanello është më pas një lloj konfirmimi i shqetësimit që po fillon të zbresë anëve të Milanellos, edhe pse qëllimet e mira të verës kanë mbetur fjalë boshe asnjëherë të mbështetura nga një “sjellje e pjekur e një ekipi të vetëdijshëm për pikat e forta dhe në veçanti të metat e tij”. Dhe kështu, edhe një dkuadër në dukje e padëmshme si Empoli mund të mendojë të shkaktojë ndonjë të pabërë (siç edhe ka ndodhur). Pa harruar që për Milanin tashmë është i ndaluar çdo rezultat tjetër përveç fitores.