Një poshtërim pafund në një sezon plot me ngjarje të pabesueshme e të papërjetuara kurrë më parë në historinë rossonere. Milani eliminohet nga Feyenoord!!! Po e rrokëzoj sepse sinqerisht nuk më bëhet ta kuptoj: “MILANI –ELEMINOHET – NGA – FEYENORD”.
Në tri ndeshjet e fundit, kundër Dinamos së Zagrebit dhe, përsëris, Feyenoordit, njerëzit e Conceicaos kanë marrë një pikë. Vetëm një pikë të mjerë. Kalojn minuta, rresht njëra pas tjetrës, por vazhdon të jetë e vështirë të kuptohet që nuk jemi më në Champions League, në habitatin tonë natyral, i ulur prej muajsh mars ulur në atë divan të mallkuar, që më shoqëron prej shumë vitesh dhe mbi të cilin shpresoja të mos strukesha më gjatë mbrëmjeve të Champions League.
“Jashtë Champions League”!!!!!
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
“Të nxjerrë nga Feyenoord”!!!!!
Është refreni që më kumbon vazhdimisht nëpër veshë, janë fjalë që më përzihen pambarimisht nëpër mend. Nuk mjaftoi goli i realizuar pas 37 sekondash, ndaj një skuadre që kishte humbur 6-1 në ndeshjen e fundit jashtë fushe në Lille, por që sot kishte shumë rezerva krahasimisht me atë skuadër. Fajësva në fakt Theon (kur isha gjaknxehtë, menjëherë pas ndeshjes), i cili përsërit të njëjtin gjest nervoz dhe të padobishëm si Musah në Zagreb për të verdhën e parë, për t’u rrëzuar më pas në zonë për një simulim krejtësisht budalla. Ehiii, sikur ky sezon katastrofik të shihte vetëm Theon, si fajtorin e vetëm. Atëherë do të ishte fare e lehtë për të gjetur një zgjidhje. Por, e vërteta është se në këto tetë muajt e fundit kanë ndodhur kaq shumë poshtërsira, episode të pabesueshme, fakte tronditëse, jo më pak nga të tjerat edhe përgatitja anormale në prag të ndeshjes më të rëndësishme të vitit, saqë gjetja e një fajtori të vetëm është një ushtrim banal matematike dhe shumë i leverdisshëm. Tani le ta marrë një gjobë francezi, por janë shumë ata që duhen gjobitur apo të autogjobiten.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Për fat të keq, për 24 muaj është shkatërruar ajo punë e çmuar që e kishte rikthyer Milanin në nivelet e tij të… normalitetit. Domethënë, një klub me prestigj të madh, protagonist në Serie A e mbi të gjitha në Evropë, shoqëruar nga emocionin e tifozëve të tij të mrekullueshëm. Çfarë na pret, tani? Shumë pyetje. Cila është e ardhmja e këtij trajneri? Cilat janë pasojat në planin teknik dhe ekonomik në rast të një dështimi të mundshëm për të marrë pjesë në Champions League e ardhshëm? Cili është morali i ambjentit dhe i lojtarëve pas barazimit të trishtë dhe eliminimit si pasojë? Largohem nga shkallët e San Siros në fund të një ndeshjeje të Champions League, duke shijuar çdo sekondë të kësaj mbrëmjeje, edhe pse të shëmtuar.
Sepse nuk kam qartësitë se kur do ta përjetoj sërish një natë tjetër me muzikën e Kupës sonë të preferuar në ajër. Unë, gjithmonë shumë optimist, përpiqem të gjej arsye për ngushëllim dhe shpresë në një nga momentet më të trishtuara të historisë ndërkombëtare të Milanit.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Teksa largohem, fatkeqësisht më vjen në mendje një frazë rrënqethëse në të vërtetën e saj, nisur nga autoriteti i personit që e ka thënë: “Zgjidhjen e problemeve nuk do ta gjesh me mendjet që e kanë shkaktuar!”. Ishte Albert Ajnshtajni!