Jashari top, Gimenez gol. Lamtumirë Thiaw! Kush në vend të tij… Dyshimet e Hojlund dhe Vlahovic

Milanistat
4 Min Read

Ndeshja kundër Leeds na la një përshtypje të përgjithshme pozitive. Qartësisht midis të të vëzhguarve specialë, spikati Jashari.

Zvicerani pati një impakt të menjëhershëm pozitiv, pavarësisht se ishte stërvitur vetëm disa herë me shokët e tij të rinj të ekipit. Personaliteti, teknika, ritmi, dinamizmi dhe pastërtia në çdo lëvizje: duket si një mesfushor vërtet i plotë. Perspektivat janë të shkëlqyera.

Notë pozitive edhe goli i Gimenez. Milani do të blejë edhe një tjetër qendërsulmues, por meksikani meriton besim dhe të plotë madje: mjaft të të shërbehet siç duhet dhe ai përgjigjet ‘gati’.

Kapitulli merkato. Janë 2 frontet kryesore në këtë moment: çështja e re Thiaw me zëvendësimin e menjëhershëm dhe qendërsulmuesi.

Ia nisim me mbrojtësin gjerman, një nga notat më pozitive të këtij parasezoni. Për nga karakteristikavet, është qendërmbrojtësi më adapt i stilit mbrojtës të Allegrit, midis atyre që aktualisht janë në dispozicion. I përdorur siç duhet, ndryshe nga sa ndodhi një vit më parë, në moshën 24 vjeçare ai ka gjithçka që duhet për t’u imponuar në nivelet më të larta. Për më tepër, ka këmbët e forta për ta ndërtuar lojën nga mbrojtja.

Humbja e tij është një mëkat. E këtij mendimi është edhe trajneri. Pastaj, hyjnë në lojë logjikat ekonomiko-financiare: i pagua pak, aktualisht në bilanc rëndon për më pak se 4 milionë euro. Fitimi nga shitja e tij te Newcastle do të jetë goxha i madh e i rëndësishëm.

Më shumë gjasa për ta zëvendësuar ka Comuzzo sesa Leoni. Bëhet fjalë për bjë qendërmbrojtës të ri, italian, i konsideruar potencialisht shumë i fortë: por kushdo nga të dy që të vijë do të ketë nevojë për kohë për t’u adaptuar dhe për të superuar peshën e fanellës së re.

Do të jetë thelbësore të fillohet menjëherë fort kampionati: por, ta bësh duke anuluar një muaj pune me Thiaw, është vërtetë një mëkat.

Në sulm, përveç ndonjë goditje të papritur, do të vijë njëri mes Vlahovic, që ka qenë gjithmonë objektivi kryesor, ose Hojlund, aktualisht shumë më i lehtë për t’u marrë. Personalisht, midis të dyve, mendoj se juventini është më i gatshëm për të veshur fanellën e Milanit dhe ka më shumë garanci në terma realizative, pra për të shënuar gola, sesa sulmuesi premtues i United.

Duke i analizuar profilin: 22 vjeç, me kualitetet e tij, mund të ndërmarrë hapat që do të mund ta bënin një prej më të mirëve në Evropë. Tek Atalanta dhe në vitin e tij të parë në Premier League, ka ruajti një mesatare të shkëlqyer golash: një gol çdo 200 minuta lojë.

Zhgënjyes ka qenë viti i tij i fundit: iu deshën rreth 500 minuta për të shënuar (Zirkzee ka bërë një mesatare pak më të mirë). Duhet thënë se as konteksti nuk e ka ndihmuar. Shqetësim, të cilin e bashkëndan edhe pala e interesuar, ka të bëjë me formulën, domethënë me një transferim provizor, pa sigurinë e një blerjeje.

Ka lojtarë që në pasiguri nuk arrijnë të japin më të mirën e tyre, veçanërisht më të rinjtë. Duhet marrë në konsideratë edhe aspekti psikologjik: frika nga dështimi dhe rikthimi pas si një produkt Amazon mbi të cilin ke ndryshuar mendje apo ke pritur ndryshe mund të ndikojë në performancë. Kurse në moshën 30 vjeç, nuk të intereson; kur je 22, mund të vuash.

Share This Article
Pa Komente