Jashari, pas Rui Costës dhe Redondos: kur fati i keq godet të sapoardhurit

Jashari, dëmtohet menjëherë pas veshjes së fanellës Rossonere. Një temë që, te Milani, për fat të keq, e njohin mirë, pasi ka ndodhur vite më parë me dy lojtarë të tjerë të klasit botëror...

Milanistat
3 Min Read

“Faktori S”, është një këngë e njohur, ku “S” qartësisht është për fatin e keq, një eufemizëm për të përshkruar ngjarjet e fundit në casa Milan. Kështu, gjatë ditës së djeshme, tifozeria Rossonere ngriu prej dëmtimit të rëndë të pësuar nga Ardon Jashari, i cili do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën dy muaj.

Një lojtar i ardhur këtë seksion të merkatos verore, pas një negociate të stërgjatë dhe të lodhshme me Club Brugge, i njëjti klub nga i cili erdhi një tjetër lojtar i pafat, Charles DeKetelaere. Por mendimet tona sot nuk shkojnë te ai, por te dy ish rossonerë të tjerë: Fernando Redondo dhe Manuel Rui Costa.

Brescia-Milan 2001: në ndeshjen e parë të kampionatit, Manuel Rui Costa, xhevahiri i asaj merkatoje, dëmtohet rëndë

Më të vëmendshmëve do ju kujtohet menjëherë, nga momenti që po flasim për dy lojtarë shumë të rëndësishëm, veçanërisht portugezi. Ishte viti 2001 dhe Milani, i ardhur nga një sezon zhgënjyes, paraqitej me një treshe yjore: Andriy Shevchenko (i cili në fakt kishte mbërritur dy vjet më parë), Pippo Inzaghi dhe Manuel Rui Costa.

Tre lojtarë që duhej ta ngjisnin lart atë Milan, por që në fillim, në ndeshjen e parë të kampionatit, ja tek dëmtohet Manuel. Ajo Brescia-Milan përfundoi 2-2, me Milanin që barazoi rezultatin në revansh, por rezultati i asaj kaloi menjëherë në plan të dytë. Portugezi më pas do ta kompensonte me interesa klubin (janë të famshëm 50 asistet e tij për Milan), dhe është kjo ajo që i urojmë edhe djaloshit Ardon.

Para Manuel, ishte Redondo: me një fat shumë më të pafat se portugezi

Ishte vera e vitit 2000: Milan bleu Fernando Redondo nga Real Madrid për shumën e konsiderueshme të atëhershme prej 35 miliardë liresh, pasi ai pati shkëlqyer me Los Blancos. Një blerje shumë e rëndësishme për Rossonerët, që i pati bërë të ëndërronin të gjithë tifozët, por ja tek vjen menjëherë dushi i ftohtë.

Argjentinasi menjëherë këputi ligamentin e gjurit, duke humbur diçka si rreth dy vjet mes rikuperimit nga dëmtimi dhe rikthyerimit për formën sportive, aq sa te Milani do të mbahet mend vetëm për pak minuta lojë të zhvilluara. Zyrtarisht, me Rossonerët do të fitonte edhe trofe, por më shumë për prezencat e tij sesa për ndonjë ndikim të vërtetë në fushë.

Shpresa e të gjithë kuqezinjve është që Jashari të mund të kthehet më i fortë se kurrë.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente