Është gjithmonë e vështirë të ndash rrugët. Por asgjë nuk zgjat përjetësisht dhe, e provon edhe lamtumira e afërt, tashmë, e Theo Hernandez me Milanin…
Në jetë ka gjithmonë një fillim dhe një fund, një fillim shpesh entuzuast dhe një fund ndonjëherë plot ankthe. Por është koha që e bën rtugëtimin unik dhe të papërsëritshëm; është koha që krijon kujtime dhe i gdhend ato në mendjet e protagonistëve. Futbolli, ashtu si jeta, është i përbërë nga cikle, fillime dhe funde: asgjë nuk zgjat përjetësisht, dhe lamtumira e afërt e Theo Hernandez me Milanin është provë e kësaj.
Menjëherë protagonist
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Gjashtë vjet më parë u shfaq në majë të gishtave, i përzënë nga ai Real Madrid plot yje që nuk mund t’i garantonte një vend midis të mëdhenjve. Alternonte drojën me momente të një shpirti të fortë konkurrues, por u vërejtën menjëherë cilësitë e tij, veçanërisht në fazën ofensive, të cilat e kanë bërë gjatë këtyre viteve një mbrojtës anësor atipik, ndoshta më i përshtatshëm për një mbrojtje 3-5-2 sesa për një mbrojtje me katër. Maldini e pëlqeu që në fillim, duke i dhënë shpesh këshilla dhe ai, pak nga pak, e fitoi Milanin, duke u bërë një lider, brenda dhe jashtë fushës. Është, mbi të gjitha, vula e tij në skudeton e vitit 2022: bashkë me Leao, Maignan, Giroud, Kessie dhe Tonali dominoi fushat dhe kundërshtarët, me atë gol kundër Atalantës që ka hyrë në analet e sportit si një golat më të bukur dhe të jashtëzakonshëm të të gjitha kohërave.
Rënia e papritur
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Pastaj, papritmas, diçka ndryshoi në kokën e Theos. Shumë e lehtë t’ia hedhësh çdo përgjegjësi largimit të Maldinit si drejtor sportiv: sado i rëndësishëm që të kishte qenë Paolo për adaptimin e tij, profesionistët seriozë mbeten profesionistë seriozë. Cilësitë e tij nuk kanë qenë kurrë në dyshim, por sjellja e tij, kontributi i tij për kauzën. Mbetet ende një nga dhjetë mbrojtësit më të mirë anësorë në botë, por prej tij pritej një pjekuri më homogjene, më me ndikim. Përshtypja është se, pavarësisht se është klas 1997, ka ende shumë rrugë për t’u bërë një top player në mendjen e tij. Gjatë dy viteve të fundit ka pasur një rënie të ndjeshme: shfaqej arrogant, ndonjëherë i ashpër, i pavëmendshëm në fazën mbrojtëse, i paqëndrueshëm dhe jo i prirur për sakrifica kur i duhet të ndiqte një kundërshtar, pas një topi të humbur.
Por pika më e ulët u arrit kundër Feyenoord, me një faull dhe një simulim jo të denjë për liderin që ai pretendonte të ishte, për të mos përmendur cooling break të përsëritur dhe penallty-gate të Firences. Nga Theo ‘i vjetër’ tashmë kishte mbetur shumë pak.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Paksa keqardhje, po, është e drejtë kështu
Arsye për të mos u penduar shumë për shitjen e tij, pra, ka sa të duash. Por arsyeja e vërtetë pse duhet ta marrim këtë ndarje me diplomaci është se cikli i Theo Hernandez te Milani ka mbaruar plotësisht. Kjo lamtumirë vjen madje një vit me vonesë. Theo ka dhënë gjithçka që mund të jepte, si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Është e drejtë t’i themi lamtumirë, jo vetëm sepse pas një viti rrezikonim ta humbisnim pa mundur të përfitonim asnjë cent nga gjithë ai investim për të, por edhe për të shmangur shtimin e më shumë kujtimeve negative një martese që tanimë është e lodhur, por që do të kujtohet gjithmonë me buzëqeshje. Kur të vijë koha, duhen lënë mënjanë ndjenjat dhe të gjendet forcë dhe guxim për të thënë Mjaft. Theo Hernandez është dhe do të jetë gjithmonë një prej nesh, kjo nuk do të mohohet kurrë. Shpresojmë që ai të mund të shpërthejë sërisht përgjatë livadheve saudite dhe t’i bëjë ëndrrat e tij të ardhshme realitet. Paç fat, Theo, dhe faleminderit për gjithçka.