Milani është afër realizimit të blerjes së parë të merkatos së tij dimërore. Pas ndeshjes së sotme ndaj Juventusit, ku është përqendruar e gjithë vëmendja e palëve, negociatat për ardhjen në Milano të Kyle Walker, mund të hyjnë në fazën finale.
I rritur në sistemin e të rinjve të Sheffield United dhe duke kaluar nga Aston Villa, me debutimin e tij në Premier League me fanellën e Tottenhamit, që nga viti 2017 ka qenë një lojtar thelbësor i Manchester City-t të Pep Guardiolës, me të cilin ka totalizuar 319 ndeshje, 6 gola dhe ka fituar 18 trofe, përfshirë edhe atë më prestigjiozin, Champions League të 2023, fituar në Stamboll kundër Interit, që një mendim mbi Walker në këtë merkato dimërore e kishte bërë.
DËSHIRA PËR MILANIN! – Një anglez përjashton tjetrin, mos ta harrojmë. Kështu pra, faktikisht ardhja e Walker te Milani ftoh njëherë e përgjithmonë rrugën që të çonte te Marcus Rashford. Mirëpo, sipas kolegëve të të përditshmes sportive La Gazzetta dello, këtë “derbi merkato” e fitoi mbrojtësi i Manchester City-t, kjo edhe për shkak të dëshirës së Sergio Conceiçao, i cili mes mbrojtjes dhe sulmit mendoi se ishte më e nevojshme të përforconte shpinën, i inkurajuar edhe nga Po-ja e menjëhershme e lojtarit, i cili shkoi aq larg sa i la mënjanë të gjitha ofertat e tjera të rëndësishme, vetëm për të veshur fanellën kuqezi.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
DETAJET E MARRËVESHJES WALKER – Lojtar i gjithanshëm dhe lider në dhomën e zhveshjes, Kyle Walker po përgatitet të bëhet një lojtar i ri i Milanit. Madje, La Gazzetta dello Sport ka zbuluar se situata ka shkuar deri te shkëmbimi iminent i dokumenteve, përveç detajeve të operacionit. Mbrojtësi anglez duhet të transefrohet te kuqezinjtë në bazë të një marrëveshje huazimi prej 1 milion €, me të drejtën e blerjes së fiksuar në 5 milion €.
Përsa i përket pagës së lojtarit, City i garanton Walker-it gjashtë milionë euro në sezon, deri më 2026, një shifër që Milani në vend të kësaj mund t’ia ofrojë deri më 2027, duke e shpërndarë kështu shumën në disa vite akordi.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>