Ismael Bennacer, te Dinamo Zagrebi. Lajmet më të fundit të ndodhura pas mesnate: ka akoma merkato…

Lajme të tjera merkato gjatë natës: Milani ka hedhur poshtë një ofertë nga Lyoni i Fonsecës, si dhe i është refuzuar një kërkesë

Milanistat
2 Min Read

Deklarata zyrtare e Dinamo Zagreb: “Jemi të kënaqur të njoftojmë se mesfushori i Milanit dhe i kombëtares algjeriane, Ismael Bennacer, do t’i bashkohet Dinamo Zagrebit. Dinamo dhe Milani kanë arritur një akord për një huazim njëvjeçar me opsion blerjen.

Mirëseardhja kroate

“Ismael Bennacer është një mesfushor i afirmuar me një përvojë të madhe në një nga kampionatet më të fortë në botë. Ka koleksionuar 137 prezenca me Milanin në Serie A dhe kompeticionet evropiane dhe është nominuar si Lojtari më i Mirë në Kupën e Afrikës 2019, pas së cilës u transferua nga Empoli te Milani. Me Milanin, ka fituar kampionatin italian në sezonin 2021/2022 dhe ka luajtur gjysmëfinalet e Champions League pasi goli i tij ndihmoi Rossonerët të eliminonin Napolin në çerekfinale. Ka kaluar gjysmë sezoni i huazuar te Marseja, ku ishte një nga lojtarët më të mirë të kampionatit francez. Ardhja e tij përfaqëson një shtytje të madhe për klubin tonë dhe një hap të rëndësishëm drejt forcimit të skuadrës për ndeshjet e ardhshme. Mirë se erdhe, Ismael!”.

Lajme të tjera merkato gjatë natës: Milani ka hedhur poshtë një ofertë nga Lyoni i Fonsecës për portierin e ri Lorenzo Torriani, disa javë më parë.

Nga ana tjetër, gjatë merkatos së sapombyllur verore, nga ana e Milanit është kërkuar një qenërmbrojtës dhe ditët e fundit të merkatos, një emër që Milani mori në konsideratë ishte Thilo Kehrer. Mirëpo Monaco ia mbylli derën një kërkese të tillë. Milani pati më shumë se një mendim për lojtarin.

Share This Article
Pa Komente