A do ta kuptojë Gerry Cardinale se ka gabuar në zgjedhjen e tij të drejtuesve të klubit? Nga përgjigja e kësaj pyetjeje do të varet shumë e ardhmja e kësaj skuadre. A do ta kuptojë ai që zinxhiri komandues duhet eliminuar plotësisht apo thjesht do të shtojë figurën e një drejtori sportiv? Dhe pastaj, do të jetë një Drejtor Sportiv i vërtetë, i zoti dhe ekspert, apo figura e zakonshme me një CV të ‘rishikueshme’?
Paradoksi është se edhe duke marrë një trajner të ri, të zoti dhe një drejtues të ri të fushës, madje edhe të mirë, është rreziku që të mos mjaftojë për ta bërë Milanin që të rikthehet në rrugën e duhur. Kemi nevojë për një CEO futbollistik, sepse, duhet kujtuar këtë herë pas here, kemi të bëjmë me një skuadër futbolli dhe jo me një biznes çfarëdo.
Kemi nevojë për një referencë të vërtetë, ekspert, të përshtatshëm për rolin, jo influencer të maskuar (keq) si drejtues.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Me pak fjalë, duhet një revolucion total dhe jo një modifikim i pjesshëm. Përndryshe rënia do të vazhdojë të jetë e pandalshme.
Gjithçka nis prej aty. Nuk ishte i gjithë faji i Fonsecës, ashtu siç sot nuk është i gjithë faji i Conceicaos. Përkundrazi, të dy kanë paguar për të metat sipër kokave të tyre. Ashtu siç edhe skuadra ka fajet e saj, por janë pasojat e një problemi në burimin më të sipërm të tyre.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Cardinale e mori Milanin në momentin më të mirë të 15 viteve të fundit, pas një Scudettoje të fituar. Nuk ishte e lehtë të prishej gjithçka në këtë mënyrë.
Nëse tifozët e Interit në korret e tyre tallëse i kërkojnë pronarit amerikan të mos e shesë klubin kuqezi, siç bëjnë tifozët juventinë me presidentin e Torinos Cairo, atëherë edhe situata është bërë edhe më poshtëruese.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Milani nuk mund të vazhdojë më kështu, por është rreziku konkret që të vazhdohet kështu. Horizonti kuqezi sot për sot është i gjithi i zi, nuk ka një motiv shprese: për ta krijuar duhet një ndërhyrje radikale dhe të mos gabohet më me gjysmë gabimesh.
Dhe do të jetë e gjatë, të arrihet në fund të majit do të jetë një rrugë e gjatë dhe jo pa dhimbje. E fatkeqësisht këtë vit, në kampionat, nuk ka mbetur asgjë për të shpëtuar. Me Champions League të shpërbërë, me gjithë dëmet që do të ndikojë edhe në sezonin e ardhshëm. Ndoshta e vetmja shpresë është të mos përfundojmë në Conference League: për historinë e Milanit do të ishte poshtëruar. Po, por çfarë dinë ata për historinë e këtij klubi…