Ishin si at’ e bir: pse Gattuso dhe Ancelotti nuk flasin më me njëri-tjetrin

Gattuso dhe Ancelotti nuk flasin më me njëri-tjetrin, e zbulon Katia Ancelotti, vajza e Carlos. Çfarë ka ndodhur mes të dyve dhe pse janë grindur

Milanistat
3 Min Read

Një frazë, e drejtpërdrejtë dhe plot hidhësi, ka rindezur një kapitull të harruar të futbollit. Katia Ancelotti ka rrëfyer se mes Carlo Ancelottit dhe Gennaro Gattusos nuk ka më asnjë marrëdhënie.

Miqësia e lindur te Milan dhe e çimentuar nga vite fitoresh është thyer përfundimisht në dhjetor 2019, kur Gattuso zuri vendin e ish trajnerin dhe mikut të tij në pankinën e Napolit.

E bija e trajnerit të Brazilit, për të përditshmen e madhe sportive Corriere della Sera, ka shpjeguar se: “Pasi i mori vendin te Napoli pa i thënë asgjë, as nuk kanë folur dhe as nuk janë parë më kurrë me njëri-tjetrin. Babi mbeti shumë keq… Rino nuk e ka telefonoi më kurrë, ndoshta do të takohen në Botëror”.

Çfarë ka ndodhur mes Ancelottit dhe Gattusos

Ishte 10 dhjetor, 2019. Napoli sapo kishte mposhtur Genkun 4-0 në Champions League dhe kishte siguruar kualifikimin për të tetat e Finales. Disa orë më vonë, më 23:30, mbërriti njoftimi zyrtar i shkarkimit të Ancelottit.

Klubi vendosi të ndryshonte drejtim pas dhjetë ndeshjesh kampionati pa fitore dhe tensionesh të brendshme që lidheshin me grumbullimin e imponuar nga klubi. Brenda pak orësh ndryshoi gjithçka: të nesërmen, trajneri i ri i Napolit, u emërua Gattuso.

Një lëvizje që habiti edhe ata që e njihnin lidhjen midis të dyve, e lindur në Milanello dhe e bazuar në respektin dhe vlerësimin e ndërsjellë.

Që nga ajo ditë, marrëdhënia e tyre u prish. Ancelotti, rrëfen e bija, mbeti thellësisht i zhgënjyer që nuk mori asnjë telefonatë apo një mesazh nga njeriu që e konsideronte pothuajse një djalë, futbollistikisht. Një heshtje që la gjurmë.

Katia Ancelotti shton: “Do të ishte bukur një finale Brazil-Itali, e fundit ka qenë më 1994, kur babai ishte ndihmës i Sacchit. Gattuso ku ishte?! Është fakt, historia”.

Një frazë që i mbyll disi distancat aktuale midis dy burrave që së bashku kanë shkruar faqe të paharrueshme të historisë Rossonere, por që sot nuk flasin më me njëri-tjetrin.

Karrierat i kanë çuar në rrugë të ndryshme: Ancelottin në drejtim të Brazilit, pas triumfeve me Real Madridin dhe Milanin, ndërsa Gattuso është bërë trajner i Italisë, duke zëvendësuar Spallettin.

T’i shohim përballen njëri-tjetrin në Botëror do të ishte një kryqëzim me shije nostalgjike dhe simbolike: dy ish flamuj të Milanit të bashkuar nga një e kaluar e lavdishme, por të ndara nga një plagë, e pashëruar kurrë.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente