Theo Hernandez dhe Kessie do të mbeten në kujtesën e tifozëve Rossonerë si dy nga protagonistët e skudetos së fundit të fituar nga Milani, të nëntëmbëdhjetën në historinë e klubit. Në fakt, të dy, nën drejtimin e Piolit patën zhvilluar sezone të shkëlqyera.
Tani, asnjëri prej tyre nuk është më Rossoner. Teksa i pari sapo u largua nga Milanello, duke pranuar ofertat e Al Hilal, i dyti është larg Milanit prej kohësh. Por, edhe ai, gjendet në në Arabinë Saudite, ku që nga viti 2023 vesh fanellën e Al Ahli.
Pak pas mesnatës së sotme, Theo Hernandez dhe Kessie u përballën me njëri-tjetrin në Saudi Pro League. Ndeshja midis dy ekipeve përfundoi në barazim 3-3.
Goli i parë për Al Hilal u shënua pikërisht nga ish numri 19 Rossoner. Në fund të ndeshjes, pati një moment të bukur midis të dyve. Në tunelin që të çonte në dhomën e zhveshjes, u përshëndetën dhe u përqafuan njëri-tjetrin. Me shumë mundësi kanë kujtuar kohët e bukura të kaluara së bashku te Milani.
Sportitalia në kanalin e saj X, ka postuar momentin e takimit midis të dyve. Me mbishkrim: “Theo Hernandez dhe Kessie takohen përsëri (si kundërshtarë). I pari me fanellën e Al-Hilal dhe i dyti me fanellën e Al-Ahli. Milanistë…nostalgji?
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
