Në orën 20:00, Milani do të sfidojë Interin në Al-Awwal Park në Riyad, të Arabisë Saudite, në finalen e Superkupës së Italisë: në mes është edhe një shumë për t’u fituar
Sonte, në orën 20:00 (me orën tonë), Milani do të përballet me Interin në Al-Awwal Park në Riyad të Arabisë Saudite, në finalen e Superkupës së Italisë. Derbi i dytë sezonal, pra, që do të ofrojë një trofe, por jo vetëm.
Kjo ndeshje, në fakt ka edhe një vlerë të rëndësishme ekonomike. Sipas kolegëve të të përditshmes gjeneraliste La Repubblica në një zbulim të tyre thuhet se ky është: “një derbi jackpot. Interi dhe Milani janë në kërkim të arit të Superkupës”, duke iu referuar të ardhurave që do të përfitonin të dyja skuadrat.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Sipas asaj që raportojnë kolegët e redaksisë sportive të të përditshmes gjeneraliste, klubi fitues do të përfitojë 11 milionë euro, ndërsa humbësit do të mund të ‘kënaqen’ me ‘vetëm’ 6.7 milionë euro. Me pak fjalë, përveç kupës dhe lavdisë qytetase, është në mes edhe një shumë e këndshme për t’u përlarë.