MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Inter-Milan, derbi dhe spektakël: por cili është më i jashtzakonshmi?
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Amarcord

Inter-Milan, derbi dhe spektakël: por cili është më i jashtzakonshmi?

By
Milanistat
14.09.2023
7 Min Read
Share
SHARE

Pothuajse erdhëm, pak më pak se 48 orë dhe San Siro do të ngjyroset përsëri me nerazurre dhe rosonere. Derbi i parë mes Interit dhe Milanit këtë sezon premton të jetë i zjarrtë: për herë të parë në histori, skuadra e Piolit dhe ajo e Inzaghit ndajnë kreun e klasifikimit me pikë të plota. Dy ekipe të revolucionarizuar nga merkato dhe nga idetë. Që do të thotë, një sfidë që nuk duhet humbur. Ndërkohë, t’i japim një të fshirë pluhurit të kujtimeve: cili ka qenë derbi më i pabesueshëm që keni parë ndonjëherë? Ja disa.

INTER-MILAN 0-6

Jemi më 11 janar 2001, derbi që po përgatiten të luajnë Interi dhe Milani është një nga ato sfida që duhet fituar në çdo mënyrë për shkak të një sezoni jo tamam emocionues për të dyja skuadrat. Ajo ishte, gjithashtu, edhe hera e parë që një derbi luhej të premten në mbrëmje, një ngjarje e pazakontë për shumicën e tifozëve aso kohe. Në pankinën e kuqezinjve është Cesare Maldini, i cili ka mbërritur pas shkarkimit të Zaccheronit. Ndërsa në skuadrën e Interit, është Tardelli, i cili ka ardhur edhe ai pas një shkarkimi: i Marcello Lippit.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Rezultati përfundimtar, nëse do të ketë nevojë për kujtesë, do të jetë 0-6 në favor të Milanit. Kuriozë, pastaj, që dy golat e shënuar nga Comandini do të jenë dy golat e vetëm të sulmuesit me fanellën e kuqezinjve. Do të ketë lavdi edhe për Shevchenkon, një dygolësh, për Giuntin, me një goditje dënimi dhe Serginhon, që do të vuloste kështu një mbrëmje magjike me një gol dhe 3 asistime. Pavarësisht nga një fitore që mbetet në histori, atë sezon Milani e mbylli poshtë Interit në renditje: në vendin e gjashtë, dy pikë prapa kushërinjve nerazurrë.

MILAN-INTER 3-2

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Kalojmë në sezonin 2003/2004. Jemi në vitin e skudetos së 17-të, një vit i mrekullueshëm për Milanin dhe i tmerrshëm për Interin. Kuqezinjtë janë shumë të favorizuar, por skuadra e nerazurrëve, e drejtuar nga ish Zaccheroni nuk ka ndërmend të dorëzohet. Ndeshja hapet dhe Interi kalon në epërsi pas vetëm 15′ me golin e Stankoviç. Milani dukej goditet përfundimisht kur 5′ nga fundi i pjesës së parë, do të jetë Cristiano Zanetti ai që do të shënojë 0-2.

Nga nga dhomat e zhveshjes del një Milan ndryshe, i rigjallëruar. Në minutën e 56-të i përjetshmi Tomasson rihap ndeshjen. Pas vetëm një minutë, ja dhe barazimi i pabesueshëm i Kakà. Kuqezinjtë duhet ta fitojnë ndeshjen, pasi po ndiqen nga Roma dhe duan të fillojnë një forcing që nuk duket se do të çojë në rezultate të mëdha. Por papritmas, ja ku vjen goditja e kampionit. Në minutën e 85-të Seedorf stopon një top të padëmshëm dhe gjuan nga 35 metra. Goditja shpërthen rrjetën dhe nisin festimet në tribunën e kuqezinjve. Të nesërmen, Adriano Galliani rrëfeu se u ndje keq pas golit të 3-2, pak a shumë si të gjithë tifozët milanistë.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

MILAN-INTER 2-2

Bëjmë një kapërcim 12 vjeçar. Jemi më 20 nëntor 2016 dhe po luhet një nga derbet e shumta të dekadës së errët që përjetuan si Milani ashtu edhe Interi. Në pankinën e nerazurrëve, megjithatë, është një trajner që ende nuk e di se, pak kohë pas asaj ndeshjeje, do të bëhet një nga heronjtë e skudetos së 19-të të kuqezinjve: Stefano Pioli.

Ndeshja kërkon pak kohë për t’u vënë në shina dhe, në minutën e 43-të, vjen goli që hap lojën: Suso godet fort ndaj Handanovic me një nga gjuajtjet e tij të zakonshme me këmbën e majtë. Pjesa e parë mbyllet 1-0. Pjesa e dytë, ndryshe nga e para, rezervon të papritura të mëdha. Nis me golin e Candrevës që e çon rezultatin në 1-1. Më pas Suso kujdeset që t’i japë sërish Milanit avantazhin, këtë herë me këmbën e djathtë. Pavarësisht se gjithçka tregonte për një fitore të kuqezinjve, ja tek vjen edhe goli i Perisic, në minutën e 92-të.

INTER-MILAN 1-2

E mbyllim me një nga derbet më të bukur të viteve të fundit. 5 shkurt 2022, Milani është -4 pikë prapa Interit kruesues të kampionatit. Të dyja skuadrat ritakohen në San Siro për një sfidë që mund të vendosë shumë për fatin e sezonit. Kuqezinjtë e Piolit duket se nuk janë në maksimumin e tyre nga pikëpamja fizike dhe mendore, ndërsa ata të Inzaghit, nga ana tjetër, duket se kanë shtyrjen e entuziazmit dhe të lojës së bukur. E në fakt, ndeshja nis dhe Interi duket se po e dominon gjerë e gjatë. Në minutën e 38-të për skuadrën e tij kujdeset Perisic. Pjesa e parë përfundon 1-0.

Nevojitet reagim, një moto krenarie ose, ndoshta, një shtytje. Pikërisht ajo që merr Sanchez nga Giroud, duke bërë Milanin të riniset dhe duke i mundësuar sulmuesit francez të shënojë golin e papritur të barazimit. Jemi në m75′ dhe ndeshja nxehet. Pas 3’, apoteoza: Calabria sërish shërben për Giroud, i cili shumë i zoti në kthesë shënon një gol fantastik. E përsa i përket parakalimin, në atë moment Interi mund të mburrej edhe me një ndeshje më shumë, ndeshjen e famshme kundër Bolonjës, e cila, megjithatë, do të çonte në rrëzimin e nerazurrëve. Derbi përfundon 1-2 në favor të Milanit dhe grupi i Piolit ndoshta bën hapin vendimtar drejt skudetos së tyre të 19-të.

Forca Kapiten, populli kuqezi i bashkuar, bën tifozllëk për ty!
Milan-Barcelona 4-0 (’94), kronika e një ndeshje perfekte
Milan 6 – 0 Inter: nata kur Djalli kërceu mbi Hënë
Redondo te Milani: nga dëmtimi i rëndë te triumfi në Kupën e Italisë dhe lamtumira me Baggion
Lamtumirë Theo, të kemi dashur vërtet
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Editorial

Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Merkato Milan

Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy

Më të lexuarat e ditës

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Milanistat
Milanistat
07.08.2025
Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?