MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Integralizmi moral i Fonsecës po dëmton një pasuri të klubit. Skuadra në rritje? Në Monza e sigurtë që jo. Në Madrid, në mes të ciklonit
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Editorial

Integralizmi moral i Fonsecës po dëmton një pasuri të klubit. Skuadra në rritje? Në Monza e sigurtë që jo. Në Madrid, në mes të ciklonit

By
Milanistat
04.11.2024
4 Min Read
Share
SHARE

Fitorja e Milanit në Monza solli në shtëpi vetëm rezultatin. Kusuri, në pjesën e saj më të madhe, ndeshja mund të mund të përshkruhet me me plot bindje e shëmtuar dhe kjo nuk është aspak një shenjë e mirë për ndeshjen e madhe kundër Real Madridit në Santiago Bernabeu. Edhe sepse çështja Leao u gërric sërish nga Fonseca, i cili vendosi ideologjinë e tij përpara kostumit të zjarrfikësit, që në këto raste do të nevojitej shumë. Leao nuk po lihet në stol për Vinicius, por për Noah Okafor, i cili në vërtetë është një futbollist shumë i mirë, që aplikohet dhe e bën punën e tij si profesionist, por që nuk ka goditjet e Leaos. Sepse ironitë simpatike mbi goditjen e Rafës që paskësh përfunduar jashtë U-Power Stadium, kur ishte ballë për ballë me Turatin mund të qëndrojnë, por të mos harrohet se Leao e ka treguar prej kohësh se sa i pakapshëm mund të jetë nëse niset me topin në këmbë. Pastaj që ai duhet absolutisht të përmirësojë feelingun e tij me portën kundërshtare dhe me bazat e goditjes, jemi dakord të gjithë, madje edhe tifozët e tij më të zjarrtë.

Por gabimi i Okaforit, në 0-0 dhe në të vetmin aksion cilësisht të rëndësishëm të Milanit në një pjesë të parë, ku skuadra e Nestas i pati marrë përpara kuqezinjtë, nuk pati të njëjtin mbulim mediatik si, për shembull, nëse ajo goditje e ngordhur do të ishte bërë nga Leao. Eh jo, i dashur Fonseca, nuk është ashtu siç thua ti: statusi i një lojtari vendoset në fushë. E ç’të vendosur se. Vetëm sa për të përmendur një që Milani e ka ende në shtëpi, edhe pse në një rol pas tavolinës: Ibrahimovic, në moshën 37-38 vjeçare ende bënte diferencën dhe trembte kundërshtarët, edhe për shkak të statusit të tij.

Kush e di se çfarë mendon Ibra për të gjithë çështjen Leao. Kush e di se çfarë mendon Furlani, i cili punoi aq shumë për të gjetur zgjidhjen e duhur dhe për të zgjidhur rrëmujën e rinovimit të kontratës së Leaos dy vjet më parë për të pasur më pas në skuadër një lojtar që, nga fillimi i këtij sezoni e deri më sot është zhvlerësuar nga menaxhimi i Fonsecës, si edhe nga deklaratat e tij publike. Kush e di se çfarë mendon Cardinale për atë që po ndodh në Milano. Po, kush e di, sepse heshtja brenda të cilës janë fshehur drejtuesit e Milanit (me përjashtim të daljeve të Scaronit, që janë gjithmonë një bombë me sahat) legjitimon një status në të cilin Milani është nudo para të gjithëve, me një trajner që thotë një gjë dhe lojtarët që thonë një tjetër. E atëherë, spontanisht, lind pyetja: jetojmë të gjithë në një hark kohor apo…, ndoshta, Milani nuk është ai ekip në rritje që sheh Fonseca, i cili, me të drejtë në pozicionin e tij, duhet të mbrojë punën e tij?

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Nesër kundër Real Madridit do të zhvillohet derbi evropian par excellence, të paktën në nivel panetar dhe perceptohet në ajër se Milani do të zhvillojë një ndeshje të madhe, sepse askush nuk dëshiron të bëjë budallallëqe në nivel global. Pasta, fjalën e ka fusha.

Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
Klishe dhe paragjykime rreth Milanit: FAKTET e Pamohueshme që i çmontojnë
Skuadra entuziaste, tifozët entuziastë. Merkato e papërfunduar. Tare? Vendos akoma Furlani
Rikthimi i Gallianit, çfarë po ndodh në Casa Milan? Gjithçka që duhet të dimë
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?