Merkato Milan verore premton të jetë veçanërisht dinamike, me fokus në fashat mbrojtëse. Theo Hernández, mbrojtës francez klas ’97, duket tashmë i destinuar të largohet nga klubi Rossoner. Pavarësisht rezistencës fillestare ndaj transferimit në Al-Hilal, largimi i tij duket i pashmangshëm, duke patur parasysh edhe afatin e skadencës së kontratës së tij më 2026 dhe kërkesat e larta ekonomike të lojtarit. Në këtë skenar, drejtuesit e Milanit gjenden tashmë në punë për të identifikuar një zëvendësues të përshtatshëm. Ndërkohë që, për bashkatdhetarin e tij Maignan, po dalin zëra mbi një kërkesë shumë të fortë drejtuar Milanit përsa i përket merkatos së ardhme.
Emra të ndryshëm janë afruar me Milanin për të zëvendësuar Hernándezin. Midis tyre, Maxim De Cuyper i Bruges dhe Nuno Tavares i Lazios kanë qenë të vëzhguar speciale. De Cuyper, mbrojtës i majtë belg klas 2000, ka treguar cilësi shumë të mira si në fazën mbrojtëse ashtu edhe në atë ofensive, duke dëshmuar se është ndër më të mirët për pasime dhe krosime kyçe në kampionatin belg. Nga ana tjetër, Tavares, ka tashmë goxha përvojë në Serie A dhe mund të përfaqësojë një zgjidhje të menjëhershme. Të dy lojtarët pasqyrojnë identikitetin e kërkuar nga Milani: të rinj, të talentuar dhe të gatshëm për t’u përshtatur në projektin teknik të Allegrit.
Trashëgimtari i mundshëm i Theos
Sipas asaj që vbulohet nga kolegët e Sportitalia, drejtuesit e Rossonerëve po vlerësojnë edhe një alternativë më me përvojë: Oleksandr Zinchenko. Mbrojtësi ukrainas, që aktualisht luan për Arsenalin, mund të jetë një opsion interesant për Milanin.
Zinchenko, i lindur në vitin 1996, është i njohur për shkathtësinë dhe aftësinë e tij për t’u përshtatur në role të shumta, karakteristika që e bëjnë atë një profil ideal për planin e lojës së Fonseca-s. Përvoja e tij ndërkombëtare dhe cilësia teknike mund të përfaqësojnë një vlerë të shtuar për ekipin. Negociatat janë ende në fazat e hershme, por Milani po e monitoron me kujdes situatën.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
