Sekreti i të qenit një drejtor sportiv i shkëlqyer (thelbësor për të punuar te Milan) është që të jesh largpamës: t’i parashikosh të gjitha skenarët e mundshëm, mbi të gjitha ato negativë.
Nëse, hipotetikisht, nuk arrihet në një marrëveshje me Maignan për zgjatjen e kontratës së francezit, atëherë një drejtor sportiv i mirë çfarë duhet të bëjë? Të negociojë njëkohësisht një tjetër portier?
Përgjigja është po. Dhe, a po e bën Igli Tare? Përgjigja është gjithmonë po, madje, në fakt, po e bën më së miri…
Merkato Milan – porta e siguruar, Inter i mashtruar
Ka disa javë që drejtori sportiv i Interit është duke folur me portierin gjerman Noah Atubolu, me agjentin e tij dhe drejtuesit e Freiburgut.
Për këtë po flet gjysma e Gjermanisë, por që rrezikon ta harxhojë zërin kot, për faktikisht asgjë.
Po, sepse duke pasur parasysh të ardhmen e pasigurt të Maignan te Rossonerët, Milani ka vendosur të vetmbrohet duke u lëshuar edhe ai nga ana e tij mbi portierin gjerman, duke vrarë kështu dy zogj me një gur: të ketë tashmë në duar një zëvendësues të mundshëm në rast mosarritjeje akordi me portierin francez dhe duke e lënë “zogun” tjetër me gojë bosh, pa asgjë për të ngrënë.
Nëse do të konkretizohej, do të ishte një shuplakë e vështirë për t’u duruar nga Marotta & co. Një motiv më shumë që Tare të shtypë gazin dhe t’i japë kështu një sinjal Mike Maignan.
Në rast arritjeje të akordit me gjermanin, Rossonerët do të kishin akoma më shumë fuqi ndikimuese në negociata, duke ia hequr efektivisht lojtarit kartën për të përdorur dëshpërimin që të rrëmbejë një pagë më të lartë se sa meriton.
Gjë që, anasjelltas, mund t’i ndodhë edhe Interit kur të duhet të ulet për të negociuar me Sommer, kontrata e të cilit skadon në fund të vitit.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
