Identitet dhe përkatësi: Milani amerikan nuk i njeh këto fjalë. Edhe pse shembujt amerikanë i kemi para syve

Milanistat
7 Min Read

Megjithatë, është e drejtë që iu kemi dhënë kohë, pasi projektet nuk mund të gjykohen në pak muaj. Por sot, pas tre vitesh mund të themi: i strukturuar në këtë mënyrë, projekti amerikan i RedBird është një dështim. Tifozëve nuk u intereson fare merchandising-u, fitimet, bussines plan-et  e kështu me radhë: janë të gjitha gjëra themelore në futbollin modern dhe askush nuk e vë në dyshim, por vënia e tyre në qendër të gjithçkaje, madje mburrja për këtë është një zgjedhje vetëvrasëse, e çmendur dhe idiote. Në futboll, në sport, e vetmja gjë që ka rëndësi është përpjekja për të qenë kompetitivë, për të fituar sa më shumë! Por, ky Milan të jep përshtypjen se këtë aspekt e vendos në fund të prioriteteve të tij. Pastaj, nuk është e thënë të fitosh gjithmonë dhe humbjet si ajo e djeshme janë normale në kompeticionet profesioniste. Por është mënyra se si arritëm te humbja, që të mbush plot zemërimin, të dekurajon e të krijon zhgënjim.

Në San Siro hot dog-ët nuk zënë rrënjë, është koha që përgjegjësit ta kuptojnë.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente