Te Bolonja, duke marrë gjithmonë felsinejtë si shembull meqë edhe pronësinë e kanë amerikane si ne, ka kohezion, kompaktësi, një ambjent që merr frymë në unison me skuadrën dhe klubin. Te Milani është një pronësi që flet në mënyrë korporative dhe i trajton tifozët si klientë që duhen shtrydhur dhe shterruar. Por kini kujdes, sepse përveç portofolit, po thahet edhe pasioni: në këtë ditë të tre vjetëve më parë, u luajt Milan-Atalanta, ndeshja e fundit në shtëpi e kampionatit që më pas çoi në Scudetto të Piolit, Maldinit dhe Massarës. Kam patur fatin ta ndjek drejtpërdrejt ndeshjen: një San Siro e tillë, pulsuese dhe plot pasion puro, është një spektakël që vështirë të harrohet dhe që do të mbetet përgjithmonë në zemrat e atyre që ishin të pranishëm. Nëse atë ditë dikush do të kishte provuar të parashikonte se sot do të ishim gjendur në këtë situatë, do të ishte marrë për budalla dhe do të ishte përcjellë me ndonjë shpullë pas qefe.
Identitet dhe përkatësi: Milani amerikan nuk i njeh këto fjalë. Edhe pse shembujt amerikanë i kemi para syve

Pa Komente
- News-
Bashkohu me ne
24/7 edhe në Mediat tona Sociale