Identitet dhe përkatësi: Milani amerikan nuk i njeh këto fjalë. Edhe pse shembujt amerikanë i kemi para syve

Milanistat
7 Min Read

E kështu gjendemi të detyruar të rrëfejmë historinë e një tjetër dështimi të Milanit, ndeshjen e zakonshme të përgatitur keq e të luajtur edhe më keq nga një grup që për disa kohsh arrin të jetë efikas vetëm me fjalë: mëkat i vërtetë, pasi në futboll, e vetmja gjë që ka rëndësi janë 90 minutat në fushë.

Për të tretin vit rresht, Milani i RedBird dhe Gerry Cardinales e përfundon sezonin në një mënyrë shkatërrimtare: derbi i Champions League në gjysmëfinale i humbur në mënyrë poshtëruese, një figurë që s’mund të përshkruhet në Europa League kundër Romës modeste të De Rossit dhe një trofe i humbur kundër një Bolonje që nuk fitonte prej 51 vjetësh. Tre vite, tre “tragjedi” sportive që i lënë tifozët pa fjalë. Mirëpo më e keqja, është se ky nuk është aspekti më i rëndë.

Milani i Cardinales është një Milan që në kohë ka humbur shpirtin, identitetin dhe ndjenjën e përkatësisë. Që nga përzënia e Maldinit (e përjetuar pothuajse si një ngjarje për t’u festuar), gjithçka që frikësoheshe se mund të ndodhte ka ndodhur vërtetë. E kujt i duhet stadiumi plot, për shitjet rekord në merchandising dhe se si fanellat e treta dhe të katërta sjellin arkëtime rekord. Flitet për një stadium të ri (por vetëm flitet), flitet për pionierizëm futbollistik dhe metodologji inovative. Por, megjithatë, Milani që fitoi Skudeton, i Cardinales, pas tre vitesh, e gjen veten të vendin e tetë në renditje, jashtë Champions League, me poshtërimin sportiv të rradhës të pësuar dhe me një tifozeri që nuk mund të durojë më të shohë Scaronin dhe Furlanin e rradhës që përfaqësojnë SKUADRËN E TYRE.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente