Kaos në casa Napoli. Klubi kampioni i Italisë në fuqi nuk po arrin të marrë veten pas lamtumirës së Luciano Spallettit, i cili vendosi të largohej nga trajnimi i napoletanëve për të marrë atë të komisarit teknik të kombëtares italiane. 14 pikë të fituara në 8 ndeshje, jo edhe aq dëshpëruese, por padyshim jo ato të pritura në krahasim me atë të sezonit 2022-2023.
Humbja në shtëpi ndaj Fiorentinës krijoi një çarje të vërtetë në marrëdhëniet e brendshme, veçanërisht me trajnerin francez Rudi Garcia. I zgjedhur personalisht nga presidenti Aurelio De Laurentiis, ish Romës dhe Lille po has në vështirësi të mëdha, pavarësisht forcës dhe kompaktësisë së grupit kampion.
Për këtë arsye gjatë orëve të fundit janë kanë dalë lajme të shumta për një largim të Garcias, vetëm 8 javë pas nisjes së kampionatit. De Laurentiis mendoi të ndryshjë ecurinë sa më shpejt, në mënyrë që të mos e shihte sezonin të hidhej kaq shpejt në erë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Ide e çmendur në casa Napoli: presidenti do ta bëjë edhe trajnerin?
Sidoqoftë, ideja e fundit e De Laurentiis është sa e çmendur aq edhe e pabesueshme. Kolegët e të përditshmes La Repubblica shkruajnë sot se si pronari i Napolit, producent dhe distributor i njohur filmash, ka vendosur të marrë zbresë edhe në fushën e futbollit, në të gjitha kuptimet.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Duket se sipërmarrësi napolitan ka vendosur të ketë në krah të Rudi Garcias në Castel Volturno, sikur të ishte trajneri i dytë i skuadrës. Në vend që të ndryshojë drejtimin teknik, De Laurentiis do të donte kështu ta përforconte atë me praninë e tij të pazakontë në fushë, duke i dhënë një dorë trajnerit francez edhe pse në të vërtetë nuk është zanati i tij.
De Laurentiis do të kishte kontaktuar personalisht senatorët e skuadrës së Napolit dhe do të kishte dhënë këtë perspektivë, e cila do të ishte mirëpritur pozitivisht nga lojtarët. Ndoshta vërtetë prania e “DeLa” mund ta shkundë një grup papritmas të bllokuar emocionalisht dhe pa shpirtin fituese të treguar vetëm pak muaj më parë nën drejtimin e Spalletit.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Ndërkohë që për Antonio Conten nuk bëhet asgjë: trajneri italian, i kontaktuar nga Napoli për të zëvendësuar Garcian, do të kishte dhënë udhëzime shumë specifike, por të konsideruara si krejtësisht të pamundura për De Laurentiis për t’u plotësuar. Ish-trajneri i Interit dhe Juventusit do të kishte kërkuar fushë të lirë dhe të jepte vendimet ai përsa i përket merkatos. Ndërkohë që dihet se te Napoli, prej vitesh tashmë, është producenti i Filmauro ai që ka një rëndësi qendrore dhe themelore në çdo vendim të klubit.