Një ditë pas fitores së miqësores në Çikago kundër Real Madridit, Zlatan Ibrahimovic ishte i ftuar në programin sportiv First Take në ESPN për të folur për turneun e kuqezinjve, për Pulisic, për përvojën e tij të re si drejtues dhe për MLS në përgjithësi. Ja çfarë deklaroi Ibrahimovic.
Për Pulisic: “Mendoj se vitin e kaluar me ne ka bërë sezonin më të mirë të karrierës së tij. Besoj se kur je i lumtur jashtë fushe, atëherë e sjell në fushë. Pati një sezon të mrekullueshëm, shënoi shumë gola dhe dha shumë asiste. U ndje i lirë, mbërriti tek ne dhe u tregua për atë që është. Pres që ai të bëjë edhe më shumë këtë sezon si dhe të rritet si lider: ne jemi një ekip i ri dhe kemi nevojë për këta liderë, për të treguar rrugën për ekipin”.
Për kalimin nga lojtar në drejtues: “Është një ndryshim me të cilin përballesh ditë pas dite. Kam shumë për të mësuar. Kam përvojat e mia, por tani punoj nga një këndvështrim tjetër. Po punoj me njerëz të zotë, më të mirët dhe më bëjnë të ndihem më së miri. Jemi një ekip i mirë dhe jam i emocionuar. Më pëlqen përgjegjësia dhe presioni, më pëlqen presionet. Ne hamë presion për mëngjes”.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Cila është gjëja më e vështirë? “I njoh djemtë sepse kam luajtur me ta. Tani marr vendime që prekin edhe këta lojtarë, për të ardhmen e tyre. Nuk është e lehtë si shokë të punosh mbi ta dhe të marrësh vendime, shpesh të vështira dhe jo miqësore”.
Për rezultatet pozitive të verës: “Erdhëm me një ekip të ri sepse shumë lojtarë ishin me pushime. Deri tani skuadra po ecën mirë. Kemi edhe një trajner të ri ndaj duhet kohë që identiteti i tij të asimilohet nga grupi. Duhet të jemi të durueshëm, por tashmë nga dy ndeshjet që kemi luajtur këtu në Amerikë, mund të shohim se skuadra po përmirësohet, skuadra ka filluar të kuptojë idetë e trajnerit. Por është parasezon. Këto ndeshje janë të shkëlqyera për lojtarët që sfidojnë ndeshje të mëdha, të jep më shumë adrenalinë dhe energji për të bërë punën e vështirë. Tani për tani gjithçka është në rregull”.
Për të birin Maximilian që do të luajë në Milan Futuro: “Si baba jam shumë krenar dhe i lumtur. Ka shumë punë për të bërë. Nuk është e lehtë për të, që të mbajë mbiemrin tim. Por tani për tani ka pasur një mentalitet të fortë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Më pas, për të do të kujdeset fati: nëse duhet të ndodhë, do të ndodhë. Ai po punon fort, beson shumë dhe dëshiron të shkruajë historinë dhe sipas tij tashmë është më i mirë se unë (qesh, red.). Unë jam këtu për ta shtyrë dhe për ta ndihmuar, por jo për të qenë shumë mbrojtës: në fund të fundit i takon atij. Pritshmëri? Jo, jam i lumtur për të”.
Për zhvillimin e MLS: “Mendoj se kampionati po rritet në drejtimin e duhur, por ngadalë, sepse kur isha këtu, mbaj mend – dhe është ende kështu – që MLS ka shumë rregulla për t’u rritur shpejt. Është një proces i ngadalshëm. Por kur bëhet fjalë për lojën, cilësinë, individët, loja po rritet dhe po përmirësohet gjithnjë e më shumë. Dhe keni edhe Kupën e Botës më 2026, e cila do të jetë e rëndësishme për vendin dhe për MLS në veçanti”.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Për talentët e rinj në MLS: “Mendoj se kur sjell lojtarë të mëdhenj dhe ata tregojnë cilësinë e tyre, e kupton më mirë se cili është niveli në Evropë. Niveli është shumë më i lartë në Evropë, me gjithë respektin për MLS. Por po rritet. Duhet ndërtuar nga themeli, nuk ka të bëjë vetëm me yjet e mëdhenj që vijnë dhe luajnë. Ata nuk jam e ardhmja, janë e tashmja”.
Do të donit të bëheshit trajner? “Të jesh trajner nuk është e lehtë. Kur nga futbollist bëhesh trajner, duhet të rifillosh nga e para dhe ta bësh hap pas hapi, nga një ekip i vogël apo nga ekipet e të rinjve. Për mua, ndërmarrja e këtij hapi do të kishte qenë shumë e madhe. Si lojtar nuk kisha shumë kohë të lirë dhe imagjinoni se si do të kishte qenë si trajner. Ndërsa unë dua edhe ta shijoj jetën në një mënyrë tjetër”.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>