Ibrahimovic: “Do jem përgjithmonë milanist. Scudetto e fundit me Milanin ishte më e bukura e karrierës sime”

Milanistat
4 Min Read

Përgjatë episodit të parë të “This Is Me”, një program që transmetohet në Canale 5, ka ndërhyrë edhe Senior Advisor i Lartë i RedBird, Zlatan Ibrahimovic, i cili ka folur për familjen, Milanin dhe ditën e tij të fundit si lojtar.

Çfarë emocionesh ndjeve ditën e lamtumirës?

“Ishte një ditë shumë speciale sepse një ditë më parë më shpjeguan programin, por unë thashë: ‘Nuk dua të di asgjë’. më duhej t’i lija emocionet të rrjedhnin natyrshëm. Nuk ishte e lehtë. Para se të vendosja të tërhiqesha, pata frikë, sepse gjithmonë kam luajtur futboll, por pranova. Jam fatlum me tifozët e Milanit, sepse herën e parë më pritën me lumturi, pastaj me dashuri. Scudetto e fundit që fitova ishte më e kënaqshmja e karrierës sime. Pastaj m’i vështirësuan gjërat edhe ish-shokët e mi, sepse kur isha në mes të fushës duke folur, shpresoja të gjeja forcë prej tyre, por ata filluan të qanin. Pastaj u përpoqa të gjeja forcë nga gruaja ime, që edhe ajo po qante. Atëherë, shansi im i fundit ishin tifozët, që edhe ata po qanin, ndaj kështu doli gjithçka nga zemra”.

Do të jesh një milanist përgjithmonë?

“Përgjithmonë. Sepse atë që Milani më dha nuk do ta harroj kurrë atë. Më dha lumturi. Herën e dytë, vetëm dashuri, sepse ishte një situatë që nuk mund të merrje, por të jepje. Luaja me lojtarë 20 vjet më të rinj se unë. Më mungon adrenalina në fushë, por pasi e ke pranuar, përpiqesh të gjesh tjetër adrenaline, por nuk do të jetë kurrë njësoj”.

Fëmijët e tu luajnë futboll?

“Po, padyshim, që nuk është e lehtë për ta, por ata kanë paksa këtë mentalitet që janë më të fortë se unë, që tani. Mund t’i ndihmojë, për egon time them e pamundur, por e rëndësishme është që janë, të shëndetshëm, e bëjnë për veten e tyre, jo për mua”.

Ke përjetuar edhe episode racizmi

“Më kujtohet ajo ditë (Roma-Milan 2021, red.). 50,000 që bërtisnin ‘Je një jevg!’, pas golit. Bëra sikur nuk dëgjova sepse doja edhe më shumë, sepse kështu më karikonin. Kur isha në fushë dhe më vinte urrejtja, bëja edhe më shumë, sepse më shërbente si stimul. Pastaj, kur turma filloi ta bënte, mendova në kokën time, ‘Më fort, më fort, më fort’. Pastaj gjyqtari më ndëshkoi mua, me karton, gjë që nuk e kuptoj. Më sulmonin mua, por nuk ishte hera e parë që më ndodhte. Nëse duhet të shikosh racizmin, duhet të shikosh të gjithë paketën, jo vetëm një pjesë sepse ka më shumë ndikim se një tjetër”.

Çfarë i thua dikujt me karakter të fortë?

“Nëse më njeh, kam një zemër vërtet të madhe dhe është e vështirë të hysh”.

Çfarë u mëson fëmijëve të tu?

“Ata jetojnë një jetë ndryshe nga të tjerët, sepse babi është i njohur. Ka qenë një lojtar i fortë, për të mos thënë më i forti (qesh, red.). Por unë po përpiqem ta ndaj Ibrën profesionist me babnë. Jeta është më e lehtë, më e thjeshtë, sepse ata mund të bëjnë më shumë se unë. Ajo që u mësoj atyre është disiplina, respekti dhe pavarësia. Nëse ia dalin mbanë në këtë, do të thotë se e kam bërë mirë punën e babait”.

Çfarë ke mësuar nga jeta?

“Për të arritur, duhet të punosh. Asgjë nuk është falas në jetë dhe nëse punon, gjërat vijnë”.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente