Kjo mund të jetë java e kthesës për sa i përket merkatos Milan, gati për të zyrtarizuar goditjet e para të sezonit.
Lojtari më afër me kuqezinjtë duket se është Alvaro Morata, që vjen nga fitimi i Kampionatit Evropian me kombëtaren e Spanjës, duke ngritur trofeun si kapiten. Një sukses që mund edhe të mbyllë aventurën e sulmuesit klas ’92 me kombëtaren e tij për t’u përqëndruar te rikthimi në Serie A për të jetuar me fanellën e Milanit. Nuk do të jetë vetëm spanjolli që do të mbërrijë në Milanello, me klubin që duket se është shumë afër edhe me Youssouf Fofana, edhe ky i dalë nga kampionati europian, pas eliminimit në gjysmëfinale me kombëtaren franceze. Ndërkohë, Milani do të kishte bllokuar edhe largimin e mundshëm të një sulmuesi, duke dashur ta mbajë atë te kuqezinjtë edhe për sezonin e ardhshëm.
Milani nuk do të donte të privohej nga Noah Okafor gjatë këtij sesioni të merkatos. Zvicerani është emri më i vlerësuar nga Roma në lidhje me aferën Tammy Abraham si një homolog i mundshëm teknik. Megjithatë, dëshira e kuqezinjve është që të vazhdojnë të përqëndrohen te zvicerani, i konsideruar si zëvendës Leao dhe nëse është e nevojshme edhe si një sulmues i dytë i vlefshëm.
Roma, që e vlerëson Abraham në rreth 30 milionë euro, do t’i kishte ulur kërkesat e saj financiare nëse Milani do të përfshinte edhe sulmuesin zviceran në marrëveshje. Verdhekuqtë, megjithatë, duken më pak të interesuar për Alexis Saelemaekers, i cili është rikthyer te kuqezinjtë pas një viti të mirë i huazuar në Bologna. Në këtë moment rruga që të çon te qendërsulmuesi anglez i Romës duket se po bëhet më e ndërlikuar për kuqezinjtë që po kërkojnë përreth për të gjetur një alternativë.
Emri më i nxehtë, përsa i përket sulmit (përveç Moratës) është ai i Niclas Fullkrug, sulmuesit të Borussia Dortmund dhe i kombëtares gjermane. Klas ’93, me përvojën dhe strukturën e tij fizike, do t’i jepte kuqezinjve një alternativë të vlefshme për repartin e tyre sulmues, i cili do të përbëhej nga sulmuesi i kombëtares spanjolle, ai i kombëtares gjermane dhe qendërsulmuesi i Serbisë.
Pikërisht një futbollist i kombëtares serbe është një tjetër objektiv i Milanit në këto ditë, me kuqezinjtë që po afrohen në mënyrë të ndjeshme drejt Pavloviç. Qendra e Salzburgut mund të mbërrijë në Milanello për të sistemuar mbrojtjen në dispozicion të Fonsekës me Kalulu të gatshëm për t’u spostuar në krahun e djathtë e për të luajtur për një vend me Davide Calabria.