Pyetja që qarkullon më shpesh këto ditë është një dhe e thjeshtë: është rikthyer Luka Modrić?
- NUK ËSHTË KTHYER, SEPSE NUK ËSHTË LARGUAR ASNJËHERË
- NJË MESFUSHË QË MERR FRYMË ME REGJISORIN E SAJ
- SHFAQJA MAGJIKE NDAJ VERONËS: NJË LEKSION I PAPËRSËRITSHËM FUTBOLLI
- MËSUESI MODRIĆ DHE E ARDHMJA JASHARI
- MODRIĆ, SPANJA E RIMENDON, MADRIDI IA NDJEN MUNGESËN
- KAMPIONËT NUK PLAKEN, MOSHA ËSHTË VETËM NJË NUMËR
NUK ËSHTË KTHYER, SEPSE NUK ËSHTË LARGUAR ASNJËHERË
Dhe përgjigjja është po aq e thjeshtë: jo, sepse Luka ka qenë gjithnjë i një niveli të lartë dhe kurrë nuk ia ka lejuar vetes ta ulë stekën.
Përjashto ndonjë fragment ndeshjeje të rrallë ku standardet e tij u ulën disi, sezoni i kroatit ka qenë vazhdimisht në një nivel shumë të lartë.
Por, ndoshta, ajo që i ka munguar ka qenë vetëm menaxhimi i minutave në fushë. Pak pushim, qoftë edhe duke nisur nga stoli, si në ndeshjet kundër Lazios në Kupën e Italisë apo Napolit në Superkupë. Rastësisht? Aspak!
Sa herë që Modrić është i freskët, i gjithë Milani luan më mirë: më pastër, më i ekuilibruar, më inteligjent.
NJË MESFUSHË QË MERR FRYMË ME REGJISORIN E SAJ
Kur Luka “giganton” në mesfushë, kuqezinjtë ndryshojnë fytyrë. Topi qarkullon me logjikë, ritmi kontrollohet dhe hapësirat shfrytëzohen me qetësi.
Është efekti i një kampioni absolut, i një futbollisti që e sheh lojën një hap përpara të tjerëve.
Modrić nuk është vetëm teknikë dhe elegancë, por edhe sakrificë dhe kilometra.
Dhe fakti që këtë e bën në moshën 39 vjeç, duke mbushur 40 në shtator, e kthen gjithçka në diçka pothuajse të pabesueshme.
SHFAQJA MAGJIKE NDAJ VERONËS: NJË LEKSION I PAPËRSËRITSHËM FUTBOLLI
Kundër Veronës ishte një ndeshje prej top classi, pa asnjë surprizë për ata që e njohin Modrić.
Në golin e avantazhit të Pulisic, është ai që shpik gjithçka: këndore e fortë dhe precize, pre-assist për Rabiot dhe aksion i ndërtuar me perfeksion.
Edhe në golin e tretë, atë të Nkunku, kroati dhuron një tjetër perla: goditje e fuqishme me të majtën nga jashtë zone, Montipó e ndal me vështirësi, por topi përfundon te Christopher për tap-in-in fitues. Një aksion që mban firmën e kampionit.
MËSUESI MODRIĆ DHE E ARDHMJA JASHARI
Me një Modrić të tillë në fushë dhe në dhomat e zhveshjes, përfitimi nuk është vetëm i menjëhershëm.
Jashari, një nga talentet më interesantë të mesfushës, ka mundësinë të mësojë çdo ditë nga një maestro i vërtetë.
Të lexosh lëvizjet, të kuptosh kohën e pasimit, të menaxhosh presionin: janë detaje që librat nuk t’i mësojnë.
Dhe ndoshta, në të ardhmen, pikërisht Jashari mund të marrë trashëgiminë e numrit 14, duke u rritur nën hijen e një legjende.
MODRIĆ, SPANJA E RIMENDON, MADRIDI IA NDJEN MUNGESËN
Ndërsa Modrić shkëlqen në Milano, Spanja nuk e ka harruar. Përkundrazi, nostalgjia po rritet, sidomos në Madrid.
Pas disa fragmentesh loje jo aq brilante, por sidoqoftë të një klasi të lartë, kroati është kthyer të dominojë mesfushën dhe kjo ka ringjallur debatet për largimin e tij nga Real Madrid.
Gazetari i njohur spanjoll Tomás Roncero, firma e përditshmes AS, shkruan në “X”:
“Luka Modrić kthehet titullar dhe Milani dominon Serie A duke fituar ndaj Veronës. Ende nuk e kuptoj si mund t’i kenë mohuar kontratën vitin e kaluar te Real Madrid! Na mungon shumë, Luka…”
Fjalë që peshojnë, sepse vijnë nga zemra e madridizmit.
KAMPIONËT NUK PLAKEN, MOSHA ËSHTË VETËM NJË NUMËR
Luka Modrić nuk është thjesht një futbollist i madh që po jeton kapitullin e fundit të karrierës.
Ai është një kampion i përjetshëm, që vazhdon të ndikojë, të udhëheqë dhe të bëjë diferencën.
Milani e shijon, San Siro e duartroket, ndërsa Spanja dhe Madridi e shikojnë nga larg e me mall. Sepse disa lojtarë nuk zëvendësohen kurrë.
Dhe Modrić është padyshim një prej tyre. 🔴⚫
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
