Pikë së pari: miqësore ku Milani humbi ndaj Chelsea, nuk ka të bëjë fare me përmbajtjen e kësaj çfarë po shkruajmë. Respekt maksimal, pra, për profesionistin Fikayo Tomori dhe për personin Fikayo Tomori. Sidoqoftë, pas performancave të qendërmbrojtësit anglez në tre sezonet e fundit sportive të Milanit, disa konsiderata teknike mbi Tomorin janë të nevojshme, madje të domosdoshme.
Fik Tomori ishte një nga lojtarët thelbësorë të atij Milani që fitoi Scudetton 2021-2022. Performancat e tij arritën majat më të larta edhe gjatë gjashtë muajve të parë 2021-it, kur qendërmbrojtësi anglez ishte i huazuar te Milani nga Chelsea. Pas performancave të tij të shkëlqyera, Rossonerët vendosën ta blinin për një shifër të konsiderueshme prej 35 milionë eurosh.
Por, Tomorit të një viti e gjysmë të parë te Rossonerët, tani mënyrë të pashpjegueshme i kanë humbur gjurmët. Fik i sezoneve 2022-2025 ka qenë një mbrojtës që i ka lejuar shumë gola kundërshtarëve. Dhe pas tri vitesh të një performance të paqëndrueshme, tanimë kronike, mund të thuhet, me keqardhje, se dimensioni real i Tomorit qenkësh ky. Disa performanca të mira, disa rikuperime të shkëlqyera, në një kontekst shpërqëndrimesh të vazhdueshme dhe gabimesh në markim shumë të dukshme.
Limitet dhe mangësitë e Fik Tomorit
Per carita gli errori capitano a tutti, ma non e questo il tema. Da tre anni il Milan si ritrova un difensore centrale che dovrebbe essere una pietra fondante del proprio pacchetto arretrato – anche in virtu di uno stipendio importante – ed invece rappresenta un problema. Il fantastico Fik del primo anno e mezzo rossonero, e diventato lo sciagurato Tomori, parafrasando una celebre frase riferita ad Egidio Calloni.
Po, po, gabime që u ndodhin të gjithëve, por nuk është këtu çështja. Prej tri vjetësh, Milani ka një qendërmbrojtës i cili duhet të jetë një gur themeli i repartit mbrojtës – edhe falë një page të konsiderueshme – por, jo, në vend të kësaj ai paraqet një problem. Fantastiku Fik i vitit të parë e gjysmë te Milani është bërë i pafati Tomori, sa për të parafrazuar një citat të famshëm.
Është për të ardhur keq sepse shumë gabime të Tomorit janë rezultat moskujdejesh të rënda. Prej vitesh, aseti i vetëm i qendërmbrojtësit anglez duket të jetë shpejtësia. Përballë, ka gabime të dukshme konceptuale në lidhje me pozicionimin, leximin e topit, markimin në zonë dhe aftësinë për të ndaluar kundërshtarin.
Janë të gjitha aspekte në të cilat Tomori shfaq mangësi dhe limite të dukshme që e bëjnë një nga blofet më të mëdha të historinë së fundit të Milan. Nëse, pas Piolit, Fonsecës dhe Conceicaos edhe Allegri do të mbështetet tek ai, duhet uruar që largpamësia e trajnerit livornez të jetë superiere ndaj gabimeve të tri viteve të fundit. Rigjallërimi i tij, më shumë sesa një objektiv, mund të jetë një sipërmarrje.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
