Duke bërë një krahasim midis klasifikimit pas gjashtë javëve të para të Serie A, Milani i këtij viti dhe ai i sezonit të kaluar duken shumë të ngjashëm.
Këtë vit, ekipi ka 13 pikë me 4 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Vitin e kaluar, kishin 11 pikë me 3 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje. Edhe renditja në klasifikim është po ashtu e njëjtë: vendi i tretë.
Por duke parë detajet, ka disa ndryshime të rëndësishme.
Së pari, golat e shënuar: këtë vit, me trajner Max Allegrin, Milani ka shënuar në këto gjashtë ndeshje të para, 9 gola.
Ndërsa vitin e kaluar, nën drejtimin e Paulo Fonsecës, ishin 14, që është 5 gola më shumë. Mirëpo këtë vit, skuadra ka gabuar shumë përpara portës, një nga problemet më të mëdha deri më tani.
Ndërsa për sa i përket golave të pësuar, situata është krejt ndryshe.
Këtë vit, janë pësuar vetëm 3 gola (0.5 për ndeshje), ndërsa vitin e ishin 7 (1.17 për ndeshje).
Kjo tregon se mbrojtja po funksionon më mirë, ndërsa skuadra e sezonit të kaluar vuante shumë edhe kur i fitonte ndeshjet.
Një tjetër gjë që është parë në këtë fillim kampionati është karakteri i skuadrës. Për shembull, kundër Napolit, kur për shkak të kartonit të kuq të marrë, luajtën me 10 vetë për më shumë se 30 minuta, lojtarët mbetën të bashkuar për të mbrojtur avantazhin.
Ndërsa vitin e shkuar, kjo ndodhte shumë më rrallë: skuadra shpërbëhej në momente të vështira.
Edhe atmosfera brenda klubit është përmirësuar goxha dhe tifozët kanë më shumë dëshirë për të shkuar në stadium dhe për të mbështetur skuadrën, një fakt i rëndësishëm ky e që mund të ndihmojë shumë.
Megjithatë, duhet sjellë në kujtesë se edhe fillimi i sezonit të kaluar nuk ishte i gjithi negativ. Në javën e pestë, Milani fitonte kundër Interit, një fitore që solli më shumë besim pas një fillimi të shëmtuar.
Mirëpo ky besim zgjati pak, sepse në javën e shtatë mbërriti një humbje kundër Fiorentinës që e bëri skuadrën të binte në një fazë negative.
Pas pushimit, objektivi duhet të jetë të mos rrëmbehemi sepse sezoni është ende i gjatë.
Siç ka thënë shumë herë Max Allegri: “akoma nuk është bërë asgjë”. Ky mentalitet është i duhuri për kë do të luftojnë deri në fund për vendin e parë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
