Teza e prokurorëve: Elliott, duke ruajtur të ashtuquajturin kontroll të Milanit, do të përfitonte nga hyrja e partnerëve të rinj. Për momentin nuk janë planifikuar marrje në pyetje, ndërsa FIGC ende nuk ka paraqitur ndonjë kërkesë zyrtare dokumentacioni
Vija e kuqe që lidh Elliott me RedBird do të ishte një njeri i tretë, apo një fantazëm që vetëm akuza e njeh. Domethënë, një figurë ende pa fytyrë, të cilës prokurorët po përpiqen dëshpërimisht t’i japin një emër. Një lloj “ndërmjetësi” i caktuar nga drejtuesit e lartë të RedBird për të negociuar me Pif, fondin sovran të Arabisë Saudite. PIF – “Public Investment Fund”, e përkthyer “Fondi i Investimeve Publike” – zotëron katër skuadra në Ligën Pro Saudite, më 2021 ka blerë Newcastle dhe ishte i gatshëm të blejë 41.7% të aksioneve të Milanit nëpërmjet riblerjes së 80% të huasë prej 560 milionë euro që Red Bird ka nga Eliott Managment. Njerëzit e Prokurorisë së Milanos, po përpiqen me të gjitha mënyrat për të identifikuar figurën e supozuar, e ngarkuar nga drejtuesit e lartë kuqezinj për të negociuuar me sauditët. Rëndësia e këtij pasazhi është e qartë dhe është thelbësore për arsyetimin e prokurorëve: nëse “ndërmjetësi” në fjalë do të ishte i lidhur në një farë mënyre me Elliott, atëherë objekti i hetimeve do të merrte një kthesë shumë të ndryshme. Dhe kjo mund të demonstronte që medemek kompania do të ishte ende nën kontrollin (fiktiv) të fondit të Paul Singer.
PËRMBLEDHJE
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Kjo është ajo që del nga lëmshi që po ndodh nëpër dhomat e Pallatit të Drejtësisë së Milanos. Një labirint ku rrezikon të humbasësh. Pak a shumë si mendjet e tifozëve milanistë ditët e fundit, të çoroditur nga hetimi i Prokurorisë së Milanos që synon të hetojë ndryshimin e pronësisë nga Elliott te RedBird. Një përmbledhje të kësaj gjëje? Po, është thënë se deri më sot nga elementët e përftuar gjatë hetimet nga prokurorët la dalë “hipoteza se Elliott Fund ruan ende kontrollin thelbësor të kompanisë”. Ndonëse deri në momentin që po shkruajmë nuk ka as edhe një fakt konkret, Giorgio Furlani dhe Ivan Gazidis, përkatësisht CEO aktual dhe ai i mëparshëm i kuqezinjve, po hetohen me dyshimin për krimin(?) e pengimit të ushtrimit të funksioneve të autoriteteve mbikëqyrëse publike. Banesat dhe studiot e tyre janë kontrolluar nga njerëzit e Policisë Financiare, ndërsa të dhënat e telefonave dhe tabletëve të tyre janë kopjuar për tu ekzaminuar.
Sipas hetuesve, Elliott – pavarësisht përgënjeshtrimeve të prera të RedBird përmes një deklarate – do të ishte ende në kontroll të Milanit. Një tjetër fjalë kyçe në hetim është rikapitalizimi. Që do të thotë, hyrja e investitorëve të rinj në klubin kuqezi, siç është i lartpërmenduri PIF. Në fakt, mendohet se është pikërisht kjo një nga arsyet e mundshme kryesore që, sërish sipas hetimeve të prokurorisë, Elliott ka vendosur të ruajë kontrollin e Milanit në mënyrë fiktive. E gjitha, duke pasur parasysh se fondi i Paul Singer arkëton një interes prej 7% prej kredisë prej 560 milionë eurosh që i është dhënë “blerësit”, pra RedBird-it. Si përmbledhje, sipas Prokurorisë, Elliott do të kishte vazhduar të menaxhonte Milanin dhe tani mund të fitonte nga rikapitalizimi, pra nga hyrja e partnerëve të rinj. Për momentin nuk janë planifikuar pyetësorë të tjerë. Dhe FIGC nuk ka paraqitur asnjë kërkesë zyrtare për dokumente në Prokurori.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
ZHVILLIMET MË TË FUNDIT
Në këtë pikë shtrohet edhe filli i rreziqeve të mundshme sportive: nëse do të verifikohej hipoteza e një parregullsie, kjo do të përbënte shkelje të nenit 32 paragrafi 5 i Kodit të Drejtësisë Sportive mbi detyrimet e komunikimit, të gjitha të lidhura me nenin 20 bis të Noif që rregullon “blerjet dhe shitjet e aksioneve aksionare në fushëveprimin profesionist”. Që variojnë nga gjobat e deri tek penalitetet për kampionatin e ardhshëm. Analiza e tabletëve dhe telefonave do të nisë në fund të muajit. Mbrojtësit dhe konsulentët e të të hetuarve (në fushë ka zbritur firma BonelliErede) që po përgatiten të kundërshtojnë tezat e hetuesve se FIGC është një organ i së drejtës publike, kanë pak më shumë se një javë kohë për të vendosur nëse do të paraqesin një kërkesë për rishqyrtimin e konfiskimeve. Hetimet nga Guardia di Finanza megjithatë vazhdojnë. Krahas Furlanit dhe Gazidis, një tjetër kontroll është kryer edhe “në persona të tretë”. Bëhet fjalë për një person që nuk është nën hetim. Loja duket se sapo ka filluar.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>