Sot në mëngjes, kolegët e të përditshmes më të madhe italiane ‘Il Corriere della Sera’ përpiqet të hedhë më shumë dritë mbi arsyet që e shtynë Guardia di Finanza të niste një hetim dhe mbi të gjitha të bënte kontrolle të befasishme në selinë e Milanit. Gjithçka do të kishte nisur me shitjen e mundshme të klubit te ortakët arabë. Mesa duket kjo është e gjithë e vërteta.
Hetimet mbi Milanin, të gjithë arsyet
Çmimi i shitjes së klubit, lexojmë, nuk do të ishte në qendër të hetimit. Përkundrazi, gjithçka do të sillej rreth shitjes së ardhshme të supozuar të një pjese të aksioneve tek investitorët e interesuar arabë. Kjo do të ishte edhe arsyeja kryesore se përse kanë lindur dyshime për ndryshimin real të pronësisë nga Elliott te RedBird. Konkretisht, kolegët e CorSera nënvizojnë se si në shënimin numër 14305/24 të depozituar nga Njësia e Policisë Vlerësuese të Guardia di Finanza më 1 shkurt 2024, kontrollet në klubin e rrugës Aldo Rossi do të ishte konseguencë e aktivitetit hetimor si rezultat i lajmeve të vazhdueshme se RedBird ishte gati të t’ua shesë një pjesë të Milanit investitorëve nga bota arabe, me të cilët diskutimet e para do të ishin zhvilluar që më 19 dhjetor 2023. Nga këtu pra merr udhë edhe arsyeja e kontrollit.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>