Harder dhe Fabbian për Max: por Allegri ëndërron për një dyshe tjetër

Edhe pse me një Harder që do të vijë dhe një Fabbian në shënjestër, ëndrrat e Massimiliano Allegrit për këto dy role janë të tjera: dy ish lojtarët e tij aktualisht janë në konflikt me klubet e tyre...

Milanistat
3 Min Read

Vetëm e mbaruar nuk mund të themi për merkaton Milan.

Në fillim të verës, Furlani foli dhe tha se nuk kishte nevojë për një revolucion: sot, në më pak se një javë përpara mbylljes së afatit të merkatos verore, Milan ka shitur shumë dhe ka blerë plot shtatë lojtarë deri më tani, me një të tetë në rrugë dhe një të nëntë e të dhjetë që priten ditët e ardhshme.

Dhe mund të mos ketë mbaruar ende, pasi ka edhe një operacion tjetër në mesfushë që është në proces, si dhe shpresën (sidomos të tifozëve) për të blerë një qendërmbrojtës të nivelit të lartë.

Harder dhe Fabbian

Emrat e nxehtë në këtë finale merkatoje janë dy: Conrad Harder dhe Giovanni Fabbian.

Për të parin, qendërsulmuesin danez të Sporting Lisbon, Milan e ka mbyllur marrëveshjen, e cila, formalisht do të finalizohet vetëm pasi klubi portugez t’i ketë gjetur një zëvendësues.

Klasi 2005 do të mbërrijë, për 24 milionë euro plus 3 milionë euro bonuse dhe do të firmosë një kontratë pesëvjeçare me vlerë 1.5 milionë euro në sezon. Një investim i rëndësishëm ky për një lojtar kaq të ri dhe jo titullar as në klubin nga vjen.

Klubi i Rossonerëve gjithashtu mund të bëjnë edhe një lëvizje në mesfushë: ideja, nëse do të largohet Musah, që kërkohet nga Atalanta, është që në organikë të shtohet një mesfushor teknik.

Emri më i fortë aktualisht është ai i Giovanni Fabbian, për të cilin klubi i rrugës Aldo Rossi është gati t’i ofrojë Bolonjës 15 milionë euro.

Megjithatë, gjithçka është e lidhur me situatën e mesfushorit amerikan, ashtu edhe me transferimin e Brescianini në Napoli, ende për t’u përfunduar.

Ëndrrat e Allegrit

Por, edhe pse me një Harder që do të vijë dhe një Fabbian në shënjestër, ëndrrat e Massimiliano Allegrit për këto dy role janë të tjera: dy ish lojtarët e tij aktualisht janë në konflikt me klubet e tyre.

Njëri është Dusan Vlahovic, me të cilin vetë trajneri livornez ka mbajtur kontakte të vazhdueshme: kontrata e tij në skadencë do të mundësonte që të merrej me një çmim të volitshëm, për rreth 15 milionë euro. Problemi është paga e tij prej 12 milionësh dhe mosgatishmëria e serbit (deri më tani) për të ulur kërkesat e tij.

Ndërsa në mesfushë, Allegri mbetet shpresëplotë për Adrien Rabiot, aktualisht jashtë skuadre në Marsejën e De Zerbit, për shkak të një mosmarrëveshjeje. Edhe këtu, paga e tij mund të jetë problem, duke pasur parasysh kufizimet e vendosura nga menaxhmenti i klubit.

Share This Article
Pa Komente