Sergio Conceiçao, me deklaratat e tij pas Empoli-Milan, ka dashur të japë një paralajmërim të rëndësishëm për të gjithë: nëse duam të shkojnë në Champions League, kjo skuadër është e thirrur të rrezikojë dhe njëkohësisht të luftojë pa kursyer. Rruga drejt vendit të katërt kalon nëpërmjet kësaj metamorfoze mendore dhe taktike të Milanit, i cili, teksa është sërish në pritje të një numri të pranueshëm mesfushorë (Loftus-Cheek duhet të rikthehet në fund të kësaj jave, Bondo idem), po shkon drejt një ndryshimi të modulit shumë të rëndësishëm dhe të guximshëm: drejt aq shumë të dashurit të Conceiçao, 4-4-2. Efektet u panë në Empoli, me të gjithë artilerinë e rëndë në fushë, edhe pas dëbimit të Fikayo Tomorit.
Ishte një Milan i ‘keq’, i guximshëm, i etur për të luftuar dhe fituar. U panë Pulisic, Joao Felix dhe Leaon duke vrapuar prapa për t’i dhënë një dorë pjesës tjetër të skuadrës dhe ky është sigurisht qëndrimi i duhur që duhet të ketë një skuadër e uritur dhe e etur për hakmarrje për një pjesë të parë të sezonit katastrofike nga të gjitha këndvështrimet. Ardhjet e lojtarëve cilësorë si Joao Felix dhe Gimenez, të një përvoje ndërkombëtare si Kyle Walker dhe pritja për të parë freskinë e Bondo dhe Sottil, janë faktorë të rëndësishëm, që kanë treguar një pranim të heshtur të fajit nga drejtuesve, të cilët korrigjuan në një farë mënyre zgjedhjet e verës, në një prej dimrave më të çmendur në historinë e Milanit përsa i përket merkatos dhe jo vetëm.
Santiago Gimenez është ai për të cilin Milani kishte nevojë prej vitesh, edhe gjatë sundimit të Giroud dhe Ibrahimovic. “El Bebote” është një prej atyre sulmuesve që kanë uri për gola, e që iu pëlqen edhe përplasja fizike e që nuk kanë frikë nga asgjë dhe nga askush. Kryevepra e parë erdhi të shtunën kundër Empolit, me një gol të bukur për nga shifrat stilistike dhe ndikimit, sepse nuk ishte vetëm një gol i rezultatit 0-2, por një kartvizitë e vërtetë për Serie A.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Vepra tjetër është bërë më parë, pikërisht në negociatat që u zhvilluan me Feyenoordin, të zhvilluara nga Giorgio Furlani për Milanin dhe nga Rafaela Pimenta për lojtarin. Gimenez mbërriti për 28.5 milionë, plus bonuse që mund ta çojnë shifrën e përgjithshme të operacionit maksimalisht në 35 milionë. Një akord që duhej të bëhej edhe sepse përpjekja për ta marrë gjatë verës ndoshta do të kishte kushtuar rreth njëzet milionë më tepër. Investimi në cilësi, siç bëhet me Joao Felix, shpesh i ripaguan paratë e shpenzuara dhe Milani kishte absolutisht nevojë për të.
Ndërkohë që dje, ishte një ditë e gjatë përsa i përket Milan Futuro dhe pankinës së Daniele Bonerës, i cili është afër shkarkimit. Drejtuesve nuk i ka pëlqyer aspak humbja ndaj Luccheses dhe morën vendimin për të ndryshuar, aq sa u kontaktua Alberto Bollini, trajneri aktual i Italisë U-19. Një profil i rëndësishëm dhe me peshë të cilin Milani do të donte ta sillte në Milanello, por mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i vetë Bollinit dhe i FIGC, duke qenë se në mars U19 do të luajë – pikërisht në Itali – Elite round të kualifikimeve të evropianit të moshës. Por zgjedhja për të ndryshuar Bonerën, ashtu si dhe ajo e largimit të Fonsecës, do të çonte në ndryshimin e dytë në pankinë pas zgjedhjeve të bëra gjatë verës. Ndërmarrja e veprimeve riparuese është gjithmonë një pranim i gabimit në diçka: një mësim që duhet të shërbejë edhe për të ardhmen.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>