Është kohë manovrash të mëdha për Rossonerët, nga momenti që po kërkojnë përforcime definitive për t’ia dorëzuar Massimiliano Allegrit.
Vendimtar, nga ky këndvështrim, është zhbllokimi i çështjes Jashari, i cili i dha fund kërkimit intensiv të Igli Tare për lojtarin që do të zëvendësonte Reijnders.
Nuk ishte e lehtë, por në fund, u arrit një kompromis, duke rënë dakord me ato që ishin kërkesat e Club Brugge për këtë talent të pastër.
Sidoqoftë, gjërat nuk mund të ndalen këtu dhe manovrat e mëdha të Milanit vazhdojnë. Një nga objektivat kryesore të klubit është padyshim t’i sigurojë Allegrit një qendërsulmues të madh dhe në këtë drejtim mbetet i nxehtë emri i Goncalo Ramos.
Në oborrin e Luis Enriques, në Paris Saint-Germain, po gjen pak hapësirë dhe për këtë arsye do të donte kalonte në një tjetër klub të madh ku të mund të luante më shumë. Milani do t’ia jepte këtë mundësi, por me sa duket ai nuk është i vetmi lojtar i klubit francez po vëzhgohet me interes të madh nga Rossonerët..
Milan, dopjo goditje nga PSG? Igli Tare po përpiqet
Organika e Paris Saint-Germain është shumë e gjatë e, për më tepër, në të ka shumë lojtarë që mund të shkëlqejnë në Serie A. Dhe tani AC Milan mund të konsiderojë seriozisht një ofertë autentike për sa i përket raportit kualitet çmim.
Sipas Fichajes.net, Igli Tare ka vënë në shënjestër për të kompletuar listën e anësorëve të Massimiliano Allegrit, emrin e synuar Kang-In Lee, që kërkon më shumë hapësirë dhe mund të jetë profili perfekt për të kompletuar sulmin e Milanit, duke pasur parasysh se nuk ka lojtarë të tjerë me karakteristikat e tij.
Anësor i djathtë me këmbë të majtë, ai mund të veprojë edhe si mesfushor sulmues apo si anësor i majtë. Te PSG, është i mbyllur nga Kvaratskhelia, Doué dhe Barcola, por cilësitë e tij janë të padiskutueshme.
Vlera e tij në merkato, sipas Transfermarkt, rrotullohet tek 25 milionë euro, por nuk është për t’u përjashtuar edhe një huazim. Veçanërisht nëse Milan do të siguronte një korsi preferenciale me parizienët duke blerë edhe Goncalo Ramos.
Klas 2001, Kang-In Lee mund të jetë një projekt afatmesëm dhe afatgjatë jashtëzakonisht i vlefshëm për Milan, që mund t’i shtojnë organikës së tij një lojtar që është shumë i aftë në situata tek për tek dhe në hapësira të ngushta, e që mund të ofrojë një qasje sulmi në krahë krejt të ndryshme nga Leao dhe Pulisic.
Së fundmi, për sulmin e AC Milan, një një sy edhe mbi emrin e Jackson.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
