MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Gola, asiste dhe miliona në tym: Leao në pankinë është vërtet zgjidhja e duhur?
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Editorial

Gola, asiste dhe miliona në tym: Leao në pankinë është vërtet zgjidhja e duhur?

By
Milanistat
02.11.2024
5 Min Read
Share
SHARE

Nuk jemi në dijeni të përsese që mund të jenë arsyet e një përjashtimi tjetër të Rafa Leaos nga formacioni titullar. Por është e qartë se përjashtimi i portugezit nuk mund të kuptohet më si thjesht një çështje teknike/taktike.

Paulo Fonseca po tregon se ka karakter dhe nuk dëshiron të shikojë në fytyrë askënd, duke vendosur të përjashtojë madje edhe elementin më të rëndësishëm të skuadrës. Por kujdes, nuk janë gazetarët apo tifozët e lojtarit, siç duan ta kalojnë disa, që e zgjodhën portugezin si lojtarin më të rëndësishëm të Milanit, por ishte vetë klubi që e ka bëri këtë. E bëri kur vendosi ta bënte elementin më të paguar të skuadrës, duke e përkëdhelur dhe i rinovuar kontratën e tij. Një kontratë e komplikuar për shkak të ngjarjeve të njohura të lidhura me Sportingun. Nga ana tjetër, sakrifica ishte e madhe. Ishte fitorja e Giorgio Furlanit që bëri gjithçka për ta blinduar Rafa Leaon dhe ia doli. Një Leao që nuk ishte kampion as tre vjet më parë kur me lojërat e tij fitoi Skudeton, as dy vjet më parë kur fluturonte në gjysmëfinalet e Champions League, me një Napoli në mëshirën e shpërthimeve të tij. Por edhe vitin e kaluar, kur pavarësisht gjithçkaje, Milani e mbylli në vendin e dytë (nuk ka asgjë për të festuar, e vërtetë, por sot situata është edhe më shumë e përkeqësuar), dhe sigurisht që kontributi i portugezit ka qenë shumë i madh. Nga ana tjetër, në tre vitet e fundit ka realizuar gjithmonë gola në dy shifra: 14gola dhe 12 asiste më 2021-22, 16gola dhe 15 asiste më 2022-23 dhe 15gola dhe dhe 14 asiste më 2023-24.

Milan, Leao e ndan më dysh botën kuqezi

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Shifra që nuk janë gjithçka në futboll, por që sidoqoftë ende bëjnë diferencën. Shifra që i përkasin atij lojtari që u sot është i dënuar të qëndrojë në pankinë nga Paulo Fonseca. Trajneri vendosi të hiqte dorë prej tij. Disa ende besojnë se është zgjedhja e duhur për të bërë që më fund Leao të lulëzojë; ndërsa të tjerë, nuk besojnë më në këtë ‘përrallë të bukur’, të bindur se dhjeta e Djallit tashmë është vetëm një rezervë për ish trajnerin e Lille.

Por nëse trajneri do të kishte vërtet të drejtë, pra më konkretisht, çfarë do të ndodhte me Leaon nëse nuk do të tregonte shenja ndryshimi? Dhjeta e Milanit a do të vazhdojë të qëndrojë më në stol? Nëse përgjigja është po, është e qartë se do të ishte një humbje për të gjithë: në radhë të parë për klubin, i cili deri tani ka heshtur bujshëm për këtë situatë; pastaj për Fonsekën që do të kishte përkeqësuar elementin më të rëndësishëm që i besoi Djalli. Një humbje totale, e cila do të përfshinte qartazi edhe vetë lojtarin, i cili mund edhe të rilindë diku tjetër, por Milani do të kishte hedhur në erë miliona euro (për një vlerësim të destinuar të bjerë gjithnjë e më shumë) dhe dhjetëra gola dhe asiste për një të mirë më të madhe!? Por mos më pyesni se cili, sepse nuk e kam kuptuar meqenëse me një lojtar që sipas atyre që e urrejnë ecën në fushë, Milani në tre vitet e fundit diçka e ka bërë, pavarësisht mijëra vështirësive. Sot Djalli është vetëm 6 larg zonës së rënies nga kategoria dhe 11 pikë larg nga krerët e kampionatit, me gjysmën e tifozëve që gëzohen që lojtari i tyre, i cili u ka dhënë aq shumë gëzime, në periudhën e fundit është më në fund në stol, dhe gjysma tjetër, që në të kundërt, shpresojnë në një humbje kundër Monzas për të mos e parë më Fonsecën në stol. E gjithë kjo ndërkohë që çdo tifoz i Djallit pret sinjale nga lart.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
Klishe dhe paragjykime rreth Milanit: FAKTET e Pamohueshme që i çmontojnë
Skuadra entuziaste, tifozët entuziastë. Merkato e papërfunduar. Tare? Vendos akoma Furlani
Rikthimi i Gallianit, çfarë po ndodh në Casa Milan? Gjithçka që duhet të dimë
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?