Gol me ADN Rossonere, një ‘shpullë’ Interit! Szoboszlai: jam milanist. Të gjithë e dine…

Dominik Szoboszlai, Djalli që nuk u bë dot një Djall i vërtetë! Milanisti me zemër që rrëzoi Interin dhe mund të kishte qenë ylli i San Siros

Milanistat
5 Min Read

 “Në shtëpi kam një foto me gjyshen dhe me Maldinin”: dy negociatat e dështura dhe pengu që nuk u vesh dot kuqezi: Dominik Szoboszlait, tifozi i lindur i Milanit, që goditi Interin në sekondat e fundit pikërisht në stadiumin që mund të kishte qenë shtëpia e tij

Dominik Szoboszlai, një nga mesfushorët më eksplozivë të futbollit europian, është sot një yll i Liverpool-it.

Një dashuri e shkruar, por që nuk s’u lidh kurrë në martesë

Por pak e dinë se karriera e tij mund të kishte marrë një drejtim krejt tjetër: ai ka qenë pranë kalimit te Milani për plot dy herë, me klubin Rossoner që e kishte vendosur në qendër të planeve të tij, por edhe në zemrën e djaloshit hungarez.

Historia nis në dimrin e vitit 2019, kur një “shënim” i harruar në hollin e një hoteli milanez nxori në dritë emrin e Szoboszlait, atëherë 19 vjeçar që sapo kishte shpërthyer me Salzburgun. Në fletë shkruhej: “Szoboszlai — loan — 10”, një vlerësim prej 10 milionësh që vetëm pas gjashtë muajsh do të dyfishohej.

Milani e donte, ai e adhuronte Milanin: Maldini në mur, kuqezinjtë në zemër

Në shtëpinë e familjes Szoboszlai bëhej tifozllëk, nga ata të zjarrtët për Milanin. Maldini ishte idhulli i Dominikut dhe i të atit dhe fotografia e gjyshes së tij dhe kapitenin legjendë të Milanit është ende e varur në murin e shtëpisë së tyre në Budapest.

Prandaj kur Boban, drejtori i atëhershëm kuqezi, e piketoi si talentin e së ardhmes, gjithçka dukej perfekte. Milani kishte marrëveshjen me agjentët, ishin rënë dakord në të gjitha detajet dhe transferimi dukej vetëm çështje ore.

Por në kthesën e fundit, u rrokullis gjithçka. Disa dyshime të brendshme mbi pjekurinë e lojtarit dhe ideja se ekipi kishte nevojë për një profil më të gatshëm e ndalën operacionin. E kështu, u vulos pengu i parë.

Rikthimi i dashurisë: marrëveshja e dytë që u rrëzua në sekondat e fundit

Gjashtë muaj më vonë, historia u ndez sërish. Furlani u takua me menaxherët, u firmos një parimarrëveshje pesëvjeçare, gotat u ngritën për të festuar… por pastaj, sërish, goditi rrufeja.

Projekti Rangnick dështoi ende pa lindur dhe bashkë me të u shua edhe pista Szoboszlai. Boban u largua e bashkë me të edhe njeriu që besonte më shumë te hungarezi. Melodia e lamtumirës u përsërit për herë të dytë.

Milanisti që goditi Interin në shtëpinë që mund të kishte qenë e tij

Sot Szoboszlai është një simbol i Liverpoolit, i blerë për 70 milionë euro. Dhe ironia e futbollit është se lojtari që duhej të vishte kuqezi, goditi pikërisht Interin, në San Siro, në sekondat e fundit, me një penallti perfektmërisht të akullt.

Ai stadium që mund të kishte qenë shtëpia e tij, ai tapet ku mund të kishte luajtur si idhulli i fëmijërisë — u bë skena e “hakmarrjes së ëmbël”.

Interesante është edhe episodi i shtatorit: Szoboszlai shënoi ndaj Milanit dhe doli nga fusha me fanellën kuqezi në duar.

Arsyeja? E thotë vetë:
“E vesh sepse jam milanist. Të gjithë miqtë e mi e dinë. Në Budapest kam një foto me gjyshen time dhe Maldinin.”

Një peng futbollistik… që mund të rikthehet?

Historia tregon se futbolli i do rikthimet epike. Szoboszlai është vetëm 24 vjeç, zemra e tij është kuqezi, dhe Milani e ka pasur dy herë në prag të portës.

A do të ketë herë të tretë?
Nëse po, atëherë kuqezinjtë do të bëjnë realitet një dashuri që ka nisur shumë vite më parë — në një shtëpi hungareze, para një fotografie të Maldinit dhe një gjysheje krenare.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente