Milani është gati të shtrëngojë dorën mbi disa objektiva të mëdhenj të merkatos që duhen mbyllur sa më shpejt të jetë e mundur: ja të rejat më të fundit
Tani, për Milanin ka ardhur vërtet momenti që të shtrengojë kohët dhe të mbylle disa negociata të rëndësishme të merkaos për të kompletuar skuadrën në dispozicion të Max Allegrit sa më shpejt të jetë e mundur. Tare është vazhdimisht në punë për këtë, edhe sepse në listën e tij të merkatos janë ende disa mungesa për t’u plotësuar.
Gushti, në veçanti, do të jetë muaji i qendërsulmuesit. Ditët e fundit të merkatos do të jenë vendimtare në fakt sigurimin e një goditjeje të madhe për repartin e sulmit të Milanit. Nga ky këndvështrim, në krye të listës qëndron gjithnjë Vlahovic (sidomos për Allegrin), por një sy edhe alternativave të mundshme.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Nga Rasmus Hojlund, në largim nga Manchester United, te Darwin Nunez i Liverpoolit, i cili është rikthyer gjatë këtyre orëve të fundit në orbitën Rossonere, por që kushton jashtëzakonisht shumë (rreth 50 milionë stërlina). Sigurisht pa përjashtuar emra të tjerë të rëndësishëm apo edhe surpriza të mëdha të mundshme. Por, ndërsa për qendërsulmuesin do të duhet pritur edhe pak, ndërkaq Tare do të ishte gati të mbyllte një tjetër blerje të rëndësishme në merkato.
Milan, një tjetër goditje në merkato në prag të mbylljes: detajet
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Sytë në fakt nga përpjekjet e fundit të kuqezinjve për një mbrojtës të djathtë. Me Guela Doué (i preferuar) që rezulton shumë i shtrenjtë, Milani ka vendosur të lëshohet me forcë mbi xhevahirin e Young Boys, Zachary Athekame, 20 vjeçarin zviceran që e ka intriguar Taren për nga cilësitë, atributet dhe potencialin për rritje. Dhe gjatë këtyre orëve të fundit kanë mbërritur edhe detaje të rëndësishme mbi aferën.
Siç raportohet nga eksperti i mirënjohur i merkatos Fabrizio Romano, Milan ka paraqitur një ofertë prej 7 milionë euro për Young Boys, ndërsa çmimi i kërkuar prej klubit zviceran është 10-10.5 milionë euro. Sidoqoftë, marrëveshja mund të arrihet diku midis rruge. Duke pasur parasysh distancën minimale midis palëve, siç raportohet nga kolegët e të përditshmes sportive Gazzetta dello Sport, Milan shpreson ta mbyllë shumë shpejt operacionin Athekame, me të cilin është arritur tashmë një akord për transferimin në Milano. Shkurt, pista është e nxehtë dhe Tare do të ishte gjithnjë e më afër mbylljes së një goditjeje të re për t’ia dorëzuar sa më shpejt Allegrit.