Dashuri me shikim të parë, tani paksa ftohtë. Marrëdhënia midis Bayer Leverkusenit dhe Victor Boniface është paqësore, por jo idilike. I ardhur Gjermani verën e 2023, ishte vendimtar në fitimin e titullit kampion 2023-24 (i vetmi titull i Leverkusenit i fituar ndonjëherë), por një seri dëmtimesh dhe performanca shpërthyese e Patrik Schick e kanë zbehur shumë entuziazmin përreth tij. Klubi gjerman është në negociata me Milan, që do ta marrë për të sistemuar sulmin e tij.
ARSYET E LAMTUMIRËS
Leverkuseni ka marrë vendimin: sulmues titullar i sezonit do të jetë Schick. Kjo sepse ish romanisti është më i mirë në lojën në ajër dhe ofron më shumë garanci fizike. Boniface ndihmon skuadrën në lojë, duke u futur thellë për t’i krijuar mundësi shokëve të skuadrës, por me Ten Hag në stol, loja do të ndryshojë. Pas një serie dëmtimesh që e kufizuan sezonin e kaluar, sulmuesi nigerian u shfaq në grumbullim në një gjendje të shkëlqyer fizike. Megjithatë, nuk ishte aq mirë sa shpresonte stafi teknik: disa probleme, të vazhdueshme, muskulore e kanë frenuar. Po luan pak, madje edhe në ndeshje miqësore, as edhe një minutë në ndeshjen zyrtare të kupës.
NERVOZËM
Dhe nuk është e gjitha: muajt e fundit, Boniface ka qenë progagonist i disa incidenteve të pakëndshme. Në mars, gjatë ndeshjes së fituar me Eintracht Frankfurt për 4-1, u zemërua me shokun e skuadrës Buendia sepse i kishte vjedhur një goditje, duke e paraprirë atë edhe pse nigeriani ishte pozicionuar më mirë. Boniface fillimisht tundi krahët ndaj Buendias, pastaj madje e shtyu. As shokët dhe as Xabi Alonso nuk mundën ta qetësonin. Në janar, pati vendosur të largohej nga Leverkuseni për të shkuar në Arabinë Saudite te Al Nassr. Do ta kishte tronditur një lumë parash. Megjithatë, marrëveshja dështoi në minutën e fundit sepse arabët nuk ishin plotësisht të bindur. Që nga ai moment, dashuria e madhe që kishte lulëzuar në sezonin e parë të Boniface te Bayer, dalëngadalë u ftoh, në mënyrë të pashmangshme. Derisa më në fund u shua.