Ardhja e Paulo Fonseca ka sjellë një revolucion teknik në casa Milan, që po përpiqet të revolucionarizojë në mënyrë pak a shumë të thellë mënyrën e tij të të luajturit futboll dhe të rinovojë objektivat në fushë. Trajneri i ri nuk do të shohë në sy askënd dhe ka thënë se objektivi i klubit është skudeto, pa u fshehur edhe përballë kundërshtarëve që në letër të tjerët i japin më të fortë, si Interi dhe Juve.
Pastaj është edhe puna e Moncadës dhe Furlanit, të cilët nuk i sollën dot në Milano të gjithë objektivat në kantier, e vërtetë, por dalëngadalë po i mbulojnë të gjitha rolet ku duheshin përforcime. Blerja e Alvaro Moratës mund të jetë shumë e rëndësishme për dinamikën e fushës dhe e njëjta gjë vlen edhe për Pavloviçin, teksa jemi në pritje të një mbrojtësit të ri të djathtë dhe një mesfushori, që po shndërrohet një telenovelë e vërtetë.
Sidoqoftë, nuk janë vetëm operacione në hyrje ato që janë në rend të ditës në Casa Milan, por duhet menduar me kujdes edhe për lajmet dhe disa lojtarëve të cilëve tashmë iu është treguar dera. Ja të gjithë emrat që pritet të largohen nga klubi gjatë ditëve në vijim.
E vërteta është që me kompeticionin e trefishtë në të cilin Milani do të duhet të marrë pjesë, skuadra në dispozicion të Fonsekës duhet të jetë mjaft e gjatë, në mëntrë që të ketë zëvendësime të vazhdueshme dhe të ruajë edhe gjendjen fizike të lojtarëve. Megjithatë, tepricat nuk mungojnë dhe ditët e fundit lista është bërë gjithnjë e më e dendur.
Fillohet me dy lojtarë që nuk do të jenë pjesë e ekipit të parë dhe që klubi milanez po përpiqet t’i shesë prej kohësh në merkato: Origi dhe Ballo-Touré thjesht nuk janë pjesë e projektit dhe do të duhet të gjejnë një destinacion i ri në ditët në vijim, edhe pse Milani nuk mund të marrë të ardhura të konsiderueshme prej tyre.
Edhe me Adlin po fillon një luftë e ftohtë, edhe pse në një masë më të vogël: tashmë i ka thënë jo disa destinacioneve, por nuk është pjesë e planeve të Fonsekës, ndaj edhe për të priten lajme gjatë ditëve në vijim. Për Lapo Nava kanë mbërritur po ashtu ditët e fundit, por kujdes për dy emra të rëndësishëm si ato të Thiaw dhe Saelemaekers: me një ofertë të rëndësishme edhe ata mund të thonë lamtumirë, dhe nuk është mister.