Ditët e fundit, Milani ka tërhequr vëmendjen e botës së futbollit me një sërë lëvizjesh strategjike në merkato që premtojnë të revolucionarizojnë si sulmin, ashtu edhe mbrojtjen dhe mesfushën e skuadrës. Në qendër të lajmeve të merkatos është Santiago Gimenez, sulmuesi meksikan, blerja i të cilit nga Feyenoord tashmë është e përfunduar. Megjithatë, ambiciet e klubit kuqezi nuk ndalen me kaq, pasi është shfaqur vullneti për të fortifikuar më tej skuadrën me blerje të tjera potenciale që mund të bëjnë diferencën në luftën për në kreun e Serie A për një vend në Champions League e ardhshme. Mirëpo, ndërkaq, është edhe një derbi për t’u luajtur, me një lëvizje të paprecedentë të paralajmëruar nga Curva Sud në kuadër të ndeshjes kundër Interit.
Milani po përgatitet ta përballojë derbin në kushte më pak se optimale. Djemtë e Conceicaos vijnë në sfidën kundër Interit pa Fofana dhe me Gabbia e Thiaw vërtetë të rikuperuar, por në pankinë, pasi dukshëm nuk janë ende në maksimumin fizik. Pavarësisht vështirësive, klubi kuqezi duket se nuk ndalet as në merkato: pas blerjeve të Walker dhe Gimenez, Milani do të ishte gati për një lëvizje të re ëndrrash. Negociatat në vazhdim mund të ofrojnë një tjetër përforcim cilësor, me objektivin për të kompletuar një skuadër edhe më konkurruese për pjesën e mbetur të sezonit.
Çmendet Milan: pas Gimenezit, një tjetër super goditje rrugës?
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Në kuadër të rinovimit të sulmit, del emri i Joao Felix, për të cilin priten kontakte me agjentin e tij, Jorge Mendes, për të vlerësuar ardhjen në formë huazimi. Kjo lëvizje, nëse do të konkretiohej, do të nënkuptonte shtimin e një elementi tjetër me vlerë absolute në sulmin e Milanit, duke demonstruar impenjimin e ambicies së klubit për të arritur objektiva prestigjioze në sezonin e ardhshëm të afërt. Paralelisht me kërkimin e përforcimeve në sulm, Milani po tregohet aktiv edhe në drejtim të mbrojtjes. Kuqezinjtë janë në kërkim të zëvendësuesve të përshtatshëm. Ndër emrat në fletoren e drejtuesve, spikasin ato të de Winter të Genoa-s dhe djaloshin të Empolit, Saba Goglichidze, me Jorge Mendes që mund të luajë sërish një rol kyç në negociata.