Ishte një mbrëmje e rëndësishme për Santiago Giménez. Sulmuesi i kombëtares meksikane shënoi një dygolësh teksa skuadra e tij Feyenoord, mposhti Bayern Munich, në një ndeshje të Champions League. Gola, të cilët u duartrokitën qartazi edhe nga tifozët e Milanit, të cilët ëndërrojnë ardhjen e sulmuesit që tani, në merkaton e janarit.
Sidoqoftë, festa e sulmuesit pas golave ndaj gjermanëve, nuk duket se u prit edhe aq mirë nga disa prej drejtuesve kuqezi. Futbollisti, pasi preku stemën e skuadrës në fanellën e tij, me gishtin tregues ka sinjalizuar qartë “Do të qëndroj këtu”. Nën adrenalinën e momentit, pra, futbollisti ka dashur të tregojë ndjenjat e tij për klubin, me të cilin ka shënuar plot pesëmbëdhjetë gola deri tani këtë sezon.
Megjithatë, në fund të ndeshjes, kur u intervistua, fjalët e tij shkuan në drejtim tjetër: “Ka mundësi që kjo të jetë ndeshja e fundit me Feyenoord? Të shohim çfarë do të ndodhë, këto janë javë vendimtare, lë gjithçka në dorën e Zotit… unë i dua këta tifozë, të cilët më kanë dhënë shumë që nga dita e parë dhe do t’u jap shumë gola.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Milan-Gimenez, situata aktuale
Edhe ndeshja e djeshme mes Milanit dhe Gironës, për ditën e shtatë të Champions League, dëshmoi se pse kuqezinjtë kanë nevojë për një qendërsulmues të vërtetë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Skuadra e Sergio Conceicaos krijon shumë, por shpërdoron edhe më shumë. Në çdo ndeshje janë vërtetë disa gola të humbur. Gabime, të cilat, më pas, paguhen shumë. Milani më në fund ka vendosur të përqëndrohet mbi një qendërsulmues të vërtetë. Një sulmues i zonës së penalltisë që mund t’i lejojë Djallit të kenë një lojtar që të arrijë edhe në mbi njëzet gola në sezon.
Këtu merr shkas edhe ideja për të marrë Santiago Giménez. Milani u përpoq edhe në verë, por pa sukses. Futbollisti i kombëtares meksikane do të ishte shumë i lumtur të transferohej te kuqezinjtë dhe me deklaratat e tij e ka bëri të qartë se mundësia ekziston dhe është konkrete.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Megjithatë, është Feyenoord, që po lufton për titullin në Holandë dhe dëshiron të luajë në playoff-et e Champions League me sulmuesin e tyre, duhet të bindet. Mbetet për t’u parë nëse presioni i Djallit, me punën e agjentit të tij, do të sjellë rezultatet që shpreson Milani apo blerja e tij do të shtyhet deri në verë.