Milani ka kompletuar blerjen e Santiago Gimenez, sulmuesit të ri meksikan klas 2001, nga Feyenoord. Klubi kuqezi ka arritur marrëveshjen për një kontratë 4 vjeçare e gjysmë, me një shumë prej 35 milionë euro plus bonuse. Përveç çmimit të blerjes së lojtarit, në favor të klubit holandez është përfshirë edhe një klauzolë rishitjeje. Dhe e fundit po jo nga rëndësia, ajo që bëri diferencën ishte vendosmëria e lojtarit, e cila e bindi Feyenoordin që ta shiste te Milani, edhe pse klubi holandez pati goxha hezitime. Gimenez mbërriti dje në Milano dhe sot do t’i nënshtrohet testeve mjekësore. Mirëpo merkato Milan mund të mos ndalet këtu, pasi orët e fundit po flitet me këmbëngulje edhe për një tjetër lëvizje, një akord të mundshëm që mund të ndezë më tej imagjinatën e tifozëve.
Dje ishte një ditë e pasur me emocione për tifozët e Milanit. Nga njëra anë, lamtumira prekëse e Calabrias ndaj ngjyrave kuqezi i ka ngashëryer të gjithë, duke shënuar fundin e një epoke. Nga ana tjetër, largimi i Moratës për te Galatasaray, në Turqi, ka lënë boshllëk, por edhe shumë pritshmëri. Balancimi i gjithçkaje ishte entuziazmi për ardhjen e Santiago Gimenez, numrit 9 të ri të Milanit. Tifozët kuqezi janë entuziastë për ta mirëpritur krahëhapur sulmuesin e ri meksikan, me shpresën që ai do të sjellë cilësi dhe gola, duke e konsoliduar më tej ekipin për sfidat e ardhshme. Mirëpo, nga dje, pyetja që shtrojnë tifozët është: Gimenez, a mund të jetë menjëherë në fushë, në derbin kundër Interit?
Gimenez menjëherë në fushë në derbi? Ja çfarë thotë rregullorja
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Gjasat për të parë Santiago Gimenez në fushë në derbin kundër Interit janë zero. Për të luajtur, sulmuesi meksikan do të duhej të regjistrohej deri në orën 18:00 të ditës së djeshme për të përmbushur afatin 24-orësh para ndeshjes, ose edhe deri në orën 12:00 me një vizë ekzekutive, duke qenë i lindur më 2001 dhe i përfshirë në listën over. Megjithatë, kohët nuk e bënë të mundur që transferimi të përfundonte brenda afatit, duke pasur parasysh udhëtimin nga Holanda në Itali, vizitat mjekësore dhe firmën në kontratë, që do të duhet dërguar në Lega Serie A. Kështu që, Gimenez nuk do të jetë në dispozicion për derbin.