Në prag të Milan-Bologna, ndeshja e javës së tretë të kampionatit, e planifikuar për të dielën në 20:45 të mbrëmjes, Massimiliano Allegri do të duhet të bëjë llogaritë me një emergjencë të vërtetë në sulm.
Me Rafael Leao out për shkak të dëmtimit të pësuar kundër Barit dhe me të ardhurin e ri Christopher Nkunku ende jo në top formë, Allegri ka pak alternativa në sulm. Zgjedhja, pra, do të bjerë mbi të zakonshmin Christian Pulisic dhe meksikanin Santiago Gimenez, pavarësisht se të dy kanë ardhur në ndeshjen e së dielës me vetëm dy seanca stërvitore në këmbë.
Për ‘El Bebote’, bëhet fjalë për një mundësi të papërsëritshme: me Nkunku dhe Leao out, pesha e sulmit do të bjerë mbi supet e tij. Do të ketë rastin pra të tregojë vlerën e tij të vërtetë dhe të bindë edhe më skeptikët se është ai sulmuesi i duhur për Milanin.
Dhe për ta bërë do t’i duhet një performancë e madhe kundër Bolonjës, ndoshta me më shumë se një gol. Sigurisht nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, por dëshira e djaloshit për revansh me siguri do ta shtyjë përtej limiteve të tij.
Gimenez, gol për të ndryshuar të ardhmen e tij
Kundër Cremoneses dhe Lecces, bëri dz ndeshje të ‘pista’, por ia arriti ta gjejë rrjetën, edhe pse golat më pas u anuluan, të dy si pozicion jashtë loje.
Kundër Bolonjës, me pak më shumë uri dhe fat, me siguri mund të shënojë golin e tij të parë ‘zyrtar’ të këtij sezoni dhe ta bëjë San Siron të ekzaltohet përsëri.
Pra, kualitetet e djaloshit nuk vihen në diskutim, por tani do të duhet të tregojë në fushë se drejtuesit e Milanit, dhe jo vetëm ata, gaboheshin për të. Pasi qëndroi te Milani, pavarësisht dëshirës së krerëve të klubit për ta shitur, në mënyrë që të merrnin një sulmues tjetër me karakteristika më të ndryshme, si Dovbyk, tai ka mundësinë e madhe për t’u bërë ai pika e referimit të skuadrës.
Por, nëse do të dojë të jetë për të gjithë sezonin, nevojiten disa sinjale të rëndësishme, duke filluar që me ndeshjen kundër Bolonjës. Dhe kush e di, ndoshta me një performancë e mirë mund ta fitojë Allegrin dhe ta ngatërrojë përsëri letrat në tavolinë për sulmin e Milanit.
Histori të bukura dhe interesante futbolli ka dhuruar shumë dhe ndoshta kjo mund të jetë pikërisht njëra prej tyre… Nga një hap larg lamtumirës te bomberi i Milanit?